Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën.
Ndaj Gjutës rëndojnë një seri akuzash, më të rëndat prej të cilave janë ajo për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë, tjetra është ajo për kërcënimin me një SMS të vetë ministrit të Brendshëm, gjatë kohës kur ishte në kërkim.
Gjuta u arrestua ditën e enjte, përmes një operacioni të mirorganizuar nga policia dhe RENEA në tunelin e Kalimashit.
