Edhe Gjykata Administrative si një hallkë që konsiderohet zgjidhje për sipërmarrësit nuk është vënë ende në funksion Ministria e Drejtësisë, i ka përzgjedhur “gjyqtarët” që do të shërbejnë në këtë strukturë. Kështu ditën e djeshme Ministria e Drejtëisë ka nisur testimin seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit për Tiranën. Ndërsa sot do të mbahet testimi seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë. Në këtë proces, sipas ministrisë së Drejtësisë janë përfshirë 100 gjyqtarë aktualë, nga të cilët do të përzgjidhen gjyqtarët që do të trajtojnë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës publike. Me nisjen e këtij procesi seleksionimi, procesi i ngritjes së Gjykatës Administrative futet në një fazë të re, ku Ministria e Drejtësisë dhe KLD po përpiqen për zhbllokimin e situatës së ardhur nga mungesa e konsensusit politik. Gjykata Administrative, si strukturë e re e gjyqësorit që do të trajtojë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore, ishte planifikuar të bëhej funksionale në fillim të këtij viti. Pavarësisht se u miratua ligji dhe u gjetën ambientet për këtë strukturë të re të gjyqësorit, nisja e punës u kushtëzua nga projektligji i Gjykatës së Lartë. Në këtë projektligj parashikohet krijimi i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë që do të jetë hallka më e lartë e Gjykatës Administrative. Për miratimin e këtij projektligji nevojiten 84 vota.
Krimineli dhe njeriu i keq Sali me ane te Halimit minister kerkon te beje pisllekun e radhes. Mbasi ka perzgjedhur nje grupseksioni te PD-me anetare nga radhet e gjyqesorit dhe i pajis me certifikate se gjasme kane fituar testet per te punuar ne gjykatat administrative. Pra edhe pse si procedure eshte “nul” nga pikpamja ligjore, Saliu e Halimi i ben gadi dhe i emeron gjyqtaret qysh sot, qe te fillojne pune kur ai te kete ikur nga pushteti (me shqip u merr 10% dhe ju thote qe nuk ju pranuan socialistet).
Nese Saliu e ka seriozish perse nuk ulet me opoziten te miratoje ligjin per Gj.Larte qe lejon krijimin e Kolegjit Administrativ prane kesaj gjykate dhe te behen gjera me rregull e serioze.