Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Urdhërit të Infermierit, duke e konsideruar si të ligjshëm urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.
Vendimi u mor në seancën e sotme gjyqësore.
Me këtë vendim, Apeli legjitimon urdhërin e MSH-së, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të testit për infermierët.
Presidenti i Urdhërit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë, pasi sipas Sabri Skënderit, ky testim ishte i paligjshëm.
I kontaktuar nga Ora News pas vendimit të sotëm të gjykatës, Skënderi tha se do të pritet zbardhja e plotë e vendimit dhe pastaj mund të shikohet mundësia për ta apeluar në Gjykatën e Lartë.
Rreth një muaj më parë kjo gjykatë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi.
Nëse realizohet testimi i infermierëve, MSH do të nxjerrë udhëzimet përkatëse edhe për testimin e mjekëve.
Ndërkohë për infermierët testimi është gati.

Shume mire te behet pasi jam deshmitar i nje katraure ku mjeke qe kane mare shkollen me leke ngaterojne shqetsimet e zemres me fthjen dhe japin ilace tjeter per tjeter.
Po mire pse tremben keta nga testimi. Thone se do tu zene vendet e punes. Kushe meriton te rrije kush jo kazmes ti bjere.
Kam frike se do ta dhje..m edhe kete rradhe pasi shoh qe dhe Profesoret qe ju kane dhene dipllomat ketyre te rinjve nuk jane dakort per testime pasi ju dalin te pa larat ne shesh per marje parash kur te rinjte kane bere studimet me ta.
Xhaja, qe ishalla nuk semurem me mire ne KOKE DHE NE GROPE SE SA NE DORE TE
TYRE.
po s’e kane bere njehere provimin e shtetit keta mo kur u rregjistruan te urdheri i mjekut mo? po ata qe kane 30 vjet pune si do bejne mo? apo te gjithe bashke ne kosh sa here i ngrihet ministrit te radhes mo? po mire mo po deri ne 90 kur erdhi demokracija jone e brishte si benit mo qe nuk u shuat nga keta inkompetentet qe do testohen? po qe shteti shqiptar eshte pergjegjes per punen e vartesve te tije mjeke dhe duhet te demshperbleje ata qe jane vizituar e kuruar nga keta qe s’dine fare i shkon ne mendje njeriu mo. apo meqe marrin leke kjo i ben dhe te paafte se mjeku ate profesion ka te mos marre leke jo te kuroje semundjet se ne fakt njera perjashton tjetren. po ne qe kemi mbaruar neper evrope dhe jemi rregjistruar te urdherat e mjekut ketej nga evropi po te duam te punojme ne shqiper do bejme testim mo.po mire mo po keta qe do na bejne testimin jane te testuar vete, apo ketyre su duhet se behen kompeten me nje fiat te ministrit
mos tallni bibilushin me profesionistet mo se jane shtresa e mesme e shoqerise cfaredo profesioni te kene mjek avokat inxhinjere apo cfaredo qofshin.
po une kam frike se ata gjukatesit e administratives mos e kane bere te ndonje shkolle si quhen tani te paakredituara, se ushtrimi i profesioneve rregullohet me ligj alias akt normativ i bere nga parlamenti sipas procesit konform normave per berjen e ligjit e jo me dekrete te pjerdhura ministri. apo edhe ripjerdhja njelloj si pd-ja s’degjon nga ky vesh. se eshte pak si cudi qe ligji te thote je mjek kur rregjistrohesh te urdheri i mjekut pas provimit te shtetit ndersa dekreti i ministrit hedh poshte ligjin. po kjo loje vlen vetem per mjeket qe punojne ne shtet apo dhe ata te privati, se eshte pak si cudi qe ca jane te testuar e ca jo
e sipas frymes se dekretit qe do te siguroje aftesine e mjekeve ca dalin te afte vetem se s’punojne ne shtet e ca si dihet cfare jane derisa te kalojne provimin e ministrit?
Testimi do behet se e ka vendosur Qeveria.Cfare thote e ben Qeveria eshte ligji vete.Une i jap te drejte Ministrit dhe qeveria me le te qete ta rrjep miletin si te me doje qejfi mua.Me kete vendim i sigurova nja tre apartamente per keto dy vjet.