Gjykata Administrative rrëzon ankimimin e avokatëve për kasat fiskale

Dita

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për shfuqizimin e pjesshëm të një VKM-je të dhjetorit 2014, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ky vendim ka të bëjë me heqjen e TVSH që paguajnë avokatët. Njoftimin e ka dhënë kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj në faqen e tij në fb.

Avokat shrengoni rripin me kasa fiskale dhe TVSH! Kur nuk ju duan gjyqtaret mos prisni tju doj Ministri i Financave pasi sot Gjykata e Apelit Administiv rrezoi ankimimin e avokateve . Turp per keta gjyqtar qe neser do punojne avokat!!!Turp per avokatet qe smbrojne dot veten e tyre”

Më herët Vishaj kishte paralajmëruar se nëse Gjykata Administrative do të rrëzonte ankimimin kundër heqjes së TVSH për avokatët dhe kasat fiskale, atëhere Shoqata e Avokatëve Penalistë do të ndërmarrë hapa të tjerë.

Share This Article
2 Comments
  • Turp per ty o avokat qe nuk di te shkruash dhe turp per ju o redaksi qe nuk redaktoni tekstet e marra copy/paste nga idiotet e Facebook-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *