Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Bamin dhe Eduart Gjatën, 39 vjeç të arrestuar dy ditë më parë me 5.1 kg heroinë
Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobuzave dhe Unazës së Re, në kryeqytet”.
Në kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere, te cilet jane te identifikuar nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar nga policia në çantën që dy të arrestuarit kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plasmasi transparente, me lëndë narkotike te dyshuar Heroinë.
Zëvendësdrejtori për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Ermal Muça tha se lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro.
