Gërdeci nuk është mbyllur ende për Sabri Kodrën dhe familjen e tij, të cilëve drejtësia nuk po u jep një vendim të formës së prerë mbi padinë disa vjeçare për dëmet që ju shkaktuan nga shpërthimi i 15 Marsit 2008.
Prej dy vitesh ai pret t’i vijë radha në Gjykatën e Apelit Administrativ, pavarësisht se ligji ka caktuar 90 ditë afat, brenda të cilës duhet të marrin një zgjidhje gjyqësore në të treja shkallët.
“Gjyqi i Gërdecit nuk ka fund. Procesi ka nisur pjesërisht, vazhdon prapë, ka shkuar deri këtu. Në shkallën e parë zgjati 2 vjet,” shprehet Sabri Kodra.
Si Sabri Kodra, presin të kalojnë në seancë gjyqësore pretendimet e 12.700 qytetarëve. Por Gjykata e Apelit Administrativ për shkak të stokut të krijuar në 2014 menjëherë sapo u hapën këto gjykata, i kërkon ndihmë Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të ndërhyjë duke i deleguar 10 gjyqtarë të përkohshëm.
“Koha nuk pret në asnjë moment sepse afatet janë tej çdo limiti të arsyeshëm dhe aktualisht janë duke u gjykuar çështje të vitit 2015-2016, pra në një afat më shumë se sa një vit dhe për një pjesë të tyre edhe mbi 2 vjet,” thotë Kastriot Selita, Kryetar i Gjykatës së Apelit Administrativ.
Situata po rëndohet ditë pas dite për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë që i kaloi të gjitha çështjet civile administrative në Gjykatën e Apelit Administrativ, e vetmja që gjykon edhe dosjet që vijnë nga rrethet.
Aktualisht në këtë gjykatë po gjykohen çështjet e 2015, që do të thotë se me këto ritme një qytetar që ka ngritur padi në 2018 do të zvarritet për të dalë në seancë deri në 2020.
Me një stok të paprecedentë është edhe Gjykata e Lartë, në sirtarët e të cilës, janë arshivuar dhe po presin dosjet e 21 mijë qytetarëve./TCH
a.s/dita

Keto jane politikanet dhe gjykatesit tane mafioz qe vetem zollume dhe zallamahi i sjellin publikut shqiptar.
Kush ka bere zollume dhe pa drejtesi ti jepet ligjit duke u arrestuar dhe ti jepet denimi i merituar.
28 vjet qe keto pizeveng jane kepurdha parazite. Prandaj ka ardhur koha me kohe qe keto te na zhduken nga jeta e jone e perditeshme.
Gjygjtari i Vlores i ndjeri Konomi qe e hodhi mafja ne ere ,ka mbi 6 vite ,ne gjykaten e larte ,dihen vonesat ?????
Kurse Basha me pallatin tek uji i ftote ne Vlore ,me gjithe se kishte shkelje makabre ,i ndihmuar edhe nga ky i gjati ,mori 14 milion euro, nga taksat e popullit te mjere e te varfer dhe e mbaroi kete mesele , si ne shqiperi dhe ne Strasbourg , brenda dy vitesh .Arsyeja e verte nuk thuhet , Ka shume dosje thuhet eshte poshtersi e genjeshter . Arsyeja eshte ,se shteti ka dhene urdher ,mos te mbyllen as edhe nje gjygj ,se kane frike se fukaraja i drejtohet Strasbourgut . Sidomos per ceshtjen e pronave . Por deri kur ,do e shtyjne ????? Por i drejtohem ketyre hallexhinjve ,qe kane te drejte ti drejtohen Strasbourgut vetem e vetem ti kerkojne ketyre zagareve afatet kohore ,ne strasbourg E keni pa leke gratis o popull . .Gjithe bota ka afate kohore per daljen e vendimeve . Jemi dhe vet fajtore ne populli dele qorre . . Mire eshte ajo fjala popullore :me mire te dish se sa te kesh .. Mire thonte i madhi Konica . Moj Shqiperi te kam dhjere , nuk te kuptova as edhe nje here ………