Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie Asllan Patriotin, ish i përndjekur politik i cili akuzohet për marrje rryshfeti. Kjo gjykatë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte dhënë masën “arrest me burg”.
Avokati mbrojtës i Patriotit është shprehur kundër vendimi të Gjykatës së Shkallës së parë dhe kërkoi përsëritje të hetimeve.
Patrioti, një prej kordinatorëve të grevës së urisë së ish të përndjekurve politik është arrrestuar më datën 17 tetor dhe akuzohet se ka mashtruar një shtetas italian duke i marrë atij shumën prej 700 eurosh për t’i nxjerrë mjetin e bllokuar nga policia.