Apeli ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për Elvis Rroshin.
Në seancën e sotme Prokuroria ka kërkuar rikthimin në burg për Rroshin, ndërsa avokati i tij mbrojtës lirimin nga masa shtrënguese.
Por gjykata e Apeli ka vendosur të mos ndryshojë masën e dhënë nga Gjykatën e Tiranës, më 16 Qershor 2016.
Rroshi u arrestua me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të gjykatës për falsifikim të vulave e formularëve, pasi në formularin e vetëdeklarimit nuk kishte shënuar se kishte qenë i dënuar në Itali. Avokatët e tij thanë se ai nuk kishte qenë në dijeni të këtij fakti kur kishte bërë vetëdeklarimin.
