Gjykata e Apelit pezullon gjyqin për “21 janarin”

anazapta

Gjykata e Apelit pezullon gjykimin për dosjen “21 janari”. Shkak është bërë kërkesa e prokurorisë për të përjashtuar nga kjo çështje relatorin Astrit Haxhialushi.

Sipas argumentimit të prokurorisë, Haxhialushi ka qenë pjesë e dy trupave gjykuese që kanë dënuar dy nga demonstruesit e 21 janarit dhe për këtë arsye duhet të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështjeje. Kërkesa është depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Apelit dhe pritet që të merret një vendim.

Pak ditë më parë ishte mbrojtja që kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të Agron Papajanit dhe Fatos Qatos me argumentin se kanë konflikt interes. Pas përjashtimit të tyre, në trupën gjykuese u përfshi Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinoimeri.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardisti Agim Llupo janë dy të akuzuarit për vrasjen e protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata e shkallës së parë i ka shpallur ata të pafajshëm. Ndërkohë mbetet pa autor vrasja e protestuesit Aleks Nika.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ngjarja eshte shume e rende.S`ka ndodhur kurre ne kete vend,qe per tilla vepra te dalin njerez pa faj.Kjo nuk eshte vetem pergjegjesi vetem e tyre por edhe e drejtuesve,ndryshe nuk mund te flitet per drejtesi apo shtet ligjor.
    Se dyti po kaq te pergjegjshem jane edhe ata, qe japin pafajsi per te tilla vepra,pamvaresisht nga trysnia politike.Ku eshte pastaj pamvaresia e gjyqesorit.Nuk jane te rralla rastet kur gjyqesori “yne” jep denime per “mos shkuarje ushtar” per halle familjare,e per gjera te tjera “vepra i thenshin” (shiko sa vete jane neper burgje) dhe jo per vrasje.
    Turp por dhe krim.
    Duhet ndryshuar gjithcka pa hezitim,kushdo qofte dhe sa me shpejt.
    Pergjegjesit e ligjit para ligjit,ndryshe nuk mund e nuk do te kete qetesi,nuk mund e s` do te shtet ligjor.Vetem drejtesi nuk duhet te punojeme urdhera politike,por ne baze te ligjit,Kodeve te miratuara ne parlament e jo selira partish e partiakesh te semure e te lidhur me krimin.

  • Procesi i 21 Janarit duhet te rifilloj nga fillimi dhe si fillim me gjygjtaret qe jane legena dhe bejne procese, sipas perfundimit qe jep Krimineli Sali. Sot Lul Basha dhe Sali Berisha vetem per kete ngjarje makaber te urdheruar prej tyre, duhet te ishin pas hekurave ne burg. Nuk eshte aq trim sa tregohet Sala, e ka provuar nje here arrestimin 24 ore, kur Kryeminister ishte Ilir Meta, frikacaku dhe i pabesi te vret, sic eshte ky Saliu i PD-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *