Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziun, i cili akuzohej për shpërdorim detyre. Bashkë me të të pafajshëm janë shpallur edhe Bujar Hoti dhe Akli Loti.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, në prill të vitit të kaluar u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burgim për shpërdorim detyre.
“Drejtësia u vu në vend. Uroj që këtë presion politik të mos e përjetojë askush tjetër”, tha Mziu pas dhënies së vendimit.
Në seancën e zhvilluar katër ditë më parë, mbrojtja e kryebashkiakut të Kamzës bëri dorëzimin e disa provave të reja, që sipas saj faktojnë pafajësinë e tij.
Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila e cilëson të ligjshme taksën e shfrytëzimit të ambientit për biznesin, të vendosur nga Bashkia e Kamzës e për të cilën Mziu ishte shpallur fajtor në përballjen me kompaninë që e kishte paditur.
Përballë kësaj prove të re, përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit kërkoi kohë që të njihej me të.

Po nuk u be rreforma ne drejtesi te gjithe keto halldupet e Berishes fitojne pafajsine.
Asnje mbrese nga ky vendim! Dihej me kohe perfundimi, perderisa drejtesia eshte elementi me kriminal i kohes! Ne se do kryhet reforma ne kete ssistem, duhet medeomos qe ligji te kete fuqi prapavepruese, qe langonjte e sotem te (pseudo) drejtesise te perballen menjehere para tij! Rruge tjeter nuk ka!
Te paret gjykates te cilet duhet te jene objekt i FBI-se shqiptare :Keta palo gjyfjtare te Gjykates se Apelit dhe Reforma ne Drejtesi po shihet se duhet bere nje ore e sa me pare ,duhen larguar Gjingjonat e Berrishes .POPULLI KERKON DREJTESI