Gjykata e Durrësit pushon çështjen “Veliera”

Ornela

Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen “Veliera” pas 13 seancash gjyqësore.

Herën e fundit, Gjykata kishte vendosur për rifillimin e punimeve pasi ndërtimi ishte ndaluar vetëm në zonën A.

Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17.

Shoqëria civile ka kërkuar edhe dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike. Kjo akuzë nuk është marrë në konsideratë nga ana e gjykatës.

Pezullimi i punimeve në projektin Veliera është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017.

Sheshi i ri do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • po si mund te denohet ?per c’arsye?se e zbuloi?shyqyriu civill ndenji rreth zjarrit te torra,ne hyrjete mejhanes torra dhe nuk protestoi per perdorimin jashte destinacionit te objektit.fare mire mund te behej pjese e muzeut te durresit.por me kohe ,shyqyrinjte civile e zaptuan per ta shfrytezuar si mejhane.kush perfiton nga kjo?e thoni dot emrin?kerkojani shyqyrinjve civile qe shkojne dhe eglendisen.mentaliteti toke e xanun nuk iu perket vetem te ardhurve,por edhe intelektualeve qe u qan zemra per trashegiine.

  • Ore shyqyr qe po bejme vetting pa Gjushi le ti vere kazmen Durresit.
    Jo po se mos dale ndonje rilindjot e te na thote se drejtesia eshte e pavarur dhe kriepsikoja nuk ka gisht fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *