Gjykata e ka vënë në gjumë SHISH-in dhe Prokurorinë?

redaktor

Letër e nënshkruar

Zaim Korça

 

Për të zbatuar ligjet e shtetit dhe për të mbrojtur interesat e popullit më të kërcënuar për jetën janë punonjësit e policisë. Të gjithë i duam ligjet, rendin dhe qetësinë, por askush nuk mendon për një çast për punonjësin e policisë që çdo ditë është në terren. Por çfarë ndodh kur punonjësit e policisë përplasen me kriminelët që i kapin? Gjykata fërkon duart për peshkun që u kap dhe e mjel si lopë të arrestuarin. Kur punonjësit e policisë shikojnë me sy thonë: si ka mundësi, unë dje e kapa në flagrancë një hajdut, grabitës, kriminel dhe sot e shikoj të lirë duke i zbardhur dhëmbët Policisë së Shtetit? A i bie morali për një çast policisë? A është e kërcënuar policia nga krimineli dhe gjykata që nuk zbaton ligjet? Kur shkel gjykata ligjet, a ka ligj që të arrestojë gjykatësin? Mos vallë gjykata e ka vënë në gjumë Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH-un, për të grabitur gjykata më tepër se hajduti?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *