“Gjykata e kapur nga Rama”, Bardhi: Berisha t’i japë fund standardeve të dyfishta me drejtësinë

Ornela

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzonte Gjykatën e Apelit si të kapur nga Edi Rama, pas vendimit të sotëm të caktimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Në reagimin e tij Bardhi thekson se Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre.

Sipas tij standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Reagimi i Bardhit:

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *