Gjykata e Lartë, e cila është e mbuluar nga dosjet e mbartura, ka shënuar një tjetër rekord 24 orë më parë.
Tre gjyqtarë kanë arritur të shqyrtojnë e japin vendimi për plot 130 procese të cilat ishin në pritje pranë kësaj gjykatë.
Kjo shifër bëhet publike nga vetë gjykata e lartë e cila thotë se ka në arkiv në pritje për t’i shqyrtuar 31 mijë dosje, ndarë në 16 mijë civile, 10 mijë administrative dhe 5 mijë penale.
Po ashtu gjykata sqaron se nga 19 gjyqtarë në këtë gjykatë janë vetëm 3 dhe 9 ndihmesa ligjore që janë duke punuar çdo ditë.
Njoftim për media
Mbi gjendjen e dosjeve gjyqësore deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019
Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.
Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale.
Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e sipërpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.
b.b/dita

Keta duhen futur ne prodhim sepse paskan rendiment te larte
Me pak sforco do te Lind !
Bebi I vogel qe do te behet Burre Shteti ! I mbarsur nga Amerika dhe Gjermania ! Ky femi tani ne dukje I dobet do te jete Luani mbreti I kafsheve politike ne kopshin Zologjik te Shqiperise !qe do te shqyej cdo kerm politike qe do te guxoje te prek Drejtesine e Re !
Urime dhe jete te gjate
Besoj se kane vetingun perpara, qe kane punuar seriozisht.
Thoshin perpra, se DRURI KA DALE NGA XHENETI.
Ntyrisht ” dru” dO te thote KARKESA E LLOGARISE.Rendimenti i punes, ne çdo sektor, duhet te jete si ne ekonomi, pra TE INFLUENCOJE NE PAGE.
Punetori nuk paguhet, po nuk e beri tamam punen; gjykatesi joooo. Pagesa dhe privilegjet firifiu.POPULLI PAGUAJ DHE KRRUS SHPINEN.
Shèresojme shume nga vetingu!
Ouu qenkan bere per ne Gunness. .. punen pér tw cilet paguhen…mè vrap lajm sikur çoç kane bere