Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Meta firmos emërimin e Asim Vokshit

Ornela
RIVLERESIMI I VOKSHI NE KPK - Gjyqtari prane Gjykates se Apelit Tirane, Asim Vokshi, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Vokshi po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e tij. /r/n/r/nREVALUATION OF VOKSHI AT IQC - Judge at the Tirana Court of Appeal, Asim Vokshi, during the session of the Independent Qualification Commission, IQC. Vokshi is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë.

Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit, teksa numri i dosjeve që presin për gjykim është me mijëra.

Në total Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 23.07.2021, të propozimit të përcjellë me shkresën me nr. 3504/2 prot., datë 22.07.2021 dhe Vendimit nr. 322, datë 22.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Asim Vokshi”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 245, datë 9.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Asim Vokshi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13188
Tiranë, më 29.07.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR  META

Share This Article
1 Comment
  • Kur te behet sternipi i Ilir Metes president i vjen rradha te firmose dekretin per emerimin e antarit te 19-te te gjykates se larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *