Gjykata e Lartë gati për ekstradimet, KLGJ zgjedh të përkohshmit

Elena Tase

Gjykata e Lartë.po bëhet gati për të nisur punën mbi çështjet e ekstradimeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi ketë të premte dy gjyqtarë me 13 vite eksperiencë dhe që kanë kaluar vettingun, si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ata do të kenë funksion të përkohshëm dhe do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë është anëtar vetëm Ardian Dvorani, pasi sot u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelit edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Kështu, KLGJ zgjodhi sot anëtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë nga lista me kandidatë jo gjyqtar, u la afat deri më datë 6 shtator, për të dorëzuar deklaratat e pasurisë.

Lista me kandidatët jo gjyqtarë:

Sergjio Mazreku

Ndue Pjetra

Ergys Misha

Jetmira Rragami

Aldona Sulaj

Jordan Daci

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Rezarta Melo

Agron Lamaj

Ervin Pupe

Theodhori Sollaku

Irena Nino

Vjosa Bodo

Shaqir Hasanaj

Kestrin Kato

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Buna

Anton Lleshaj

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *