Gjykata e Lartë ia kalon Fatmir Mediun, Gjykatës së Posaçme. Dëshmia nga SHBA e ish-punonjësit: Roli i Mediut në Gërdec, çfarë më ndodhi pasi dëshmova në Prokurori

editor

 

Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin që, kërkesa e SPAK për gjykimin e Fatmir Mediut për vrasjet në Gërdec, të shkojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Brenda qershorit, maksimumi deri në mes të korrikut, GJKKO pritet të ketë një vendim për çështjen tashmë të deleguar nga Gjykata e Lartë.

Tre javë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi gjykatës së lartë  të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec, kërkesë e cila u rrëzua nga GJL.

DITA po boton sot një dëshmi dërguar në 2016 nga zyrat e ADA-s, (Shqiptarët për Një Shqipëri Demokratike), një organizatë shqiptarësh në SHBA. Andi Belliu është anëtar i ADA-s. Ai punoi në fabrikën e Gërdecit dhe ishte dëshmitar në investigimin e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme.

****

Nga Andi Belliu – Botuar në DITA

Quhem Andi Belliu. Jam me origjinë nga Lushnja e Shqipërisë dhe tani jetoj në New York. Kam punuar disa muaj në fabrikën e Gërdecit pak kohë para shpërthimit tragjik që mori 26 jetë në 15 Mars, 2008.

Kam dëshmuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në gjyqin penal kundër Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe të tjerëve që ishin përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Kam parë shumë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë Gjeneralin Luan Hoxha, dhe qeveritarë të tjerë që vizituan Gërdecin. Asnjeri prej tyre nuk foli publikisht apo nuk vuri në dukje gjatë vizitës së fabrikës, kushtet jashtëzakonisht të rrezikshme në Gërdec.

Konstatova se dy oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes ishin gjithmonë “roje” sepse konsiderohej zonë ushtarake. Ata i shikonin me sytë e tyre fëmijët që punonin në çmontimin e municioneve dhe granatave, por ata nuk patën kundërshtim.

Mos vallë ata që ishin në pozicion për të ngritur zërin për kushtet e Gërdecit kishin frikë të flisnin? Sigurisht. Sepse po të flisnin ata do të humbnin punën dhe gradat.

Kur dëshmova për ngjarjet e Gërdecit, u mora në pyetje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nga Arben Dollapi dhe prokurorë të tjerë. Kur u mora në pyetje nga prokurorët, vura re që ata ishin shumë të tensionuar dhe nën presion. Unë iu përgjigja pyetjeve të tyre dhe u dëshmova edhe më shumë.

Pesë ditë mbasi i kisha dëshmuar prokurorëve, u arrestova nga policia e Rajonit 2 në Tiranë i dyshuar për vrasje pa asnjë shpjegim. Policët më morën në pyetje për 10 orë rresht duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mia civile. Ishte tashmë shumë e qartë për mua se gjatë kësaj eksperience rraskapitëse, hetuesit merrnin urdhra nga lart. Kur më në fund më liruan, unë zbulova se më kishin hyrë dhe kontrolluar shtëpinë.

Punoja në Gërdec më 20 Nëntor 2007, kur gazetari i New York Times do të vinte për të vizituar aeroportin e Rinasit për investigimin e skandalit të AEY. Gjithë natën, Dritan Minxholli, drejtori i fabrikës së Gërdecit, sillte kamione private nga Rinasi në Gërdec. Kamionët ishin mbushur me kutia metalike bosh dhe kishin shkronja kineze. Ato ishin të njëjtat kutia që AEY i kishte zbrazur armët AK-47 që fishekët e prodhuar në Kinë të ripaketoheshin për t’u çuar në Afganistan. Pashë tre kamione të ngarkuar me kutia metalike bosh që u sollën nga Rinasi në Gërdec.

Si ishte e mundur që kamionët civilë me materiale të rrezikshëm mund të hynin në zonë ushtarake? Munden nga një urdhër i veçantë “i telefonuar” nga Fatmir Mediu që në atë kohë ishte Ministër i Mbrojtjes.

Pra, i njëjti person që orkestroi Gërdecin dhe AEY tani po mundohej të fshihte aktivitetet e ndyra nga aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA. Dhe kjo sepse nuk donte të zbulohej se ai abuzoi marrëdhëniet me qeverinë Amerikane dhe në këtë mënyrë ai abuzoi taksapaguesit Amerikanë.

Efraim Diveroli dhe Amerikanët të tjerë të lidhur me AEY u dënuan për krimet e kryera  dhe u burgosën nē SHBA. Në Shqipëri, 26 u vranë, qindra u plagosēn, dëmi nga shpërthimi arriti shuma kolosale dhe ata që u akuzuan për katastrofën u lanë të lirë.

Që Shqipëria ka hyrë në sistemin kapitalist është e kuptueshme. Por kjo formë e “kapitalizmit’ në Shqipëri, pasuron një pakicë që janë të lidhur me pushtetarët, dhe i mbron ata nga drejtësia edhe kur kryejnë vrasje. Kjo më kujton një shprehje popullore “na e shesin sapunin për djathë”.

*****

Ky artikull është dërguar në DITA në 2016 nga zyrat e ADA-s, (Shqiptarët për Një Shqipëri Demokratike), një organizatë shqiptarësh në SHBA. Andi Belliu (në foton lart) është anëtar i ADA-s. Ai punoi në fabrikën e Gërdecit dhe ishte dëshmitar në investigimin e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme

Share This Article
42 Comments
  • Pyet ambasadorin Wisner pse vinin kutijat nga Rinasi.
    SHISH-i e di kush ishte drejtuesi i kompanise ajrore qe bente ate transport.
    Shko tako Wisnerin se e ke ne shtepine e blere me dollaret e fishekve ne SHBA.
    Ti je nje komunist bastard me kete palo shkrim.Eshte i vonuar dhe i mjere

    • Ehhheeee Kelmendas . paska fillu me te djeg …… dale dale se cfare do te degjosh dhe cfare do te shikosh ! Kot nuk ka thene Mao Ce duni , ai shoku jot dhe i Sllobidanke mongoles : “Sa me larte gnjitesh , aq me shume vritesh kur bie …! Ha….ha…..ha….

      • “Nje Satir per Zenin,.. ene shoket e çunit dhe goces se Babes-Kryeminister qi e kan nxjerr Shqipnin ne ankand dhe vrane njerzit ne GERDEC”
        Pse u zu Saliu me Fazlliqin dhe pse iku gruja e Zenit??
        A ka frike me e heq antiplumin se ka hy ne hasmeri me Fazlliqen,qi ja degje-qineroi familjen dhe e rropi Shqipnin
        Te dhonat jan ekskluzive per mue,mi ka dergue me radjo-marrse prej WC-je tej Gjinjt e Lalsit Malltezja direkt tek reparti te tankeve ne Sauk,ku un punoj si Menaxhere e ushtarve italjon.
        Ju lutena botojeni,ju te gazetes Dita.
        .
        Sipas llafeve qi mi tregon pastrusja e Argites,po ju diftoj arsyjen e vertet se pse Sadija asht nda per Zenit dhe osht largu prej Shqipnije.

        Ardhja ne 2004 ne Shqipni Fazlliçit si i dergumi i Republikanve te Bushit kishte dy misjone kryesore,–e para,.. perfitim-pasurimi sa ma shum prej investimeve te huaja dhe privatizimeve ,..—e dyta,.. pajtimi i Berishes me djalin e tij plang-prishs qi u martu me kushrinen e tij Sadijen,qi ju fut Zenit noten ne krevat ne Stokholm.
        Faslliçi u bo shok me Zenin,.me Bashen dhe kunatin tij Erionin.
        Ai si nji xhentellmen diti ti boj per vedi tre grat e bukra te partnerve te tij debila.
        Pra Fazlliç pasi u pasurue ne krah te Berishes duke vjedhun miliona se bashku me Firmen Bektel,arriti dhe futi ne dore dhe nusen e djalit te tij per ti patun sa me shume ndikim ne kete familje te degjenerume.Dihet se Sadijes i bije sevdaja kollaj ne burrat e rinj,..osht si puna ime ne ket pike,…. Grüße nach Lugano
        Pra Sadija braktisi Zenin per Fazlliçin,kjo asht tan e verteta,dhe jo se Zeni paska ra ne dashni me Mine Mevlanin.
        (Eh..hej..Zeni ene shurren kur e bon,i merr leje Lirikes
        Minja e shkret asht vetem nji alibi per me mulue horlliqet e tre hajvanave qi po boj kerdin nen hihen e Salushit te
        Lul-sumes,Erjon-qoftes dhe Zen-palluqes.
        Komedija qi ka me shkrujt i madhi Pllum Kulla ka me u titullu njikshtu “Tre lolot shqiptare dhe Fazlliçi qi kujdesej per grat e tyne”
        Ecni votoni mre djema,se do na e thani P-arlamentin 😉

      • Po te isthe kelmendasi me 96 – Sala do ta vishte me nje xhup te zi dhe do ta rraste te Shik-u te thyente hund e kocka kundershtaresh te regjimit.
        Sot i ka dhene interenetin dhe ky del trim-tastjere me pallavrat per Doktorin. E bukura eshte se ky edhe kur te dalin fakte te tjera per Sali Berishen – ky do vazhdoj ta mbroj. Pas 45′ ka pas japonez qe besonin se Japonia nuk e kishte humbur luften dhe Perandori nuk ishte dorezuar.
        Thjesht fanatizem i semure.

      • Fajin kryesor aty e ka Kompania Amerikane qe fitoi Tenderin

        Ajo Kompani ja dha punen firmes se Delijorgjit e cila ishte firme halabake fare
        Kompania Amerikane duhej te vezhgonte gjate gjithe punes punimet tek Delijorghi dhe te mos lejonte punen e njerezve te pa-kualiifikuar,
        sepse vetem Kompania Amerikane ishte pergjegjese per ate pune,
        pasi ajo fitoi Tenderin

        Tani te gjithe keta gjyqtare kane frike te thone se “fajin e ka kompania Amerikane qe nuk mori masat te mos ndodhte tragjedia ”
        dhe ja fusin shqiptareve

        Aty duhet qe Kompania Amerikane te shpallet fajtore dhe te denohet me gjobe ku te paguhet pension per jete te familjareve te viktimave

        Keshtu veprojne ne keto raste gjykatat Amerikane, dhe keshtu duhet te veproje edhe Gjykata Shqiptare

        Nuk ka faj fare Mediu aty, qe kerkoni ta perdorni gjykaten per hakmarje politike

        Aty fajin e ka kompania Amerikane dhe ajo duhet shpallur fajtore dhe te paguaje demet e Gerdecit

    • @Kelmendas
      Ti qe i di te gjitha, mos je gje sekretari i Shkelzenit, se vazhdimisht nxjerr nga nje hollesi te re, pavaresisht se mundohesh t’ia faturosh kundershtareve, ndryshe pse do ishe kaq i informuar per gjera qe shqiptaret nuk kishin degjuar aspak?Komentet e tua jane per te ardhur keq. Me keto pallavra nuk e realizon dot qellimin per te acaruar komentuesit.

      • Autori flet per gjera qe ka pare. Nuk mund te dije me shume. Edhe kaq sa thote jane prova per dosjen “Gerdeci” te gjykuar ashtu, sic tashme e dime. Vetem se autori nuk flet, edhe pse nuk kishte se si ta dinte, ate që: Si ka mundsi qe ne mes te nje zone te banuar, te ngrihej nje palo fabrike per te demontuar predha (municion)?! Kete fakt, arsyen e vertete te tragjedise, e ka kaperxyer “drejtesia” jone, duke e kanalizuar të gjithe ate proces në një aksident teknik!!! Qe dhe mund te ishte. Por sepse mund te ndodhin te tilla tragjedi, ndaj dhe demontimet behen larg zonave të banuara, midis grykave të maleve apo ne tunele, që vendi yne i ka me bollek. Ka qene nje minister qe ne mbledhjen e qeverise ku u miratua kjo, e ka kundershtuar. protokollet e mbledhjes aty jane. Inshallah drejtesia e reformuar do ta hape perseri ate proces duke filluar nga pyetja e pare: Pse pikerisht atje dhe kush e miratoi ate. Tashme cdo kush ne Shqiperi e di kete pergjigje, por vetem prokuroria dhe gjykatat jo. Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe ndonje oficer apo diplomat i ambasades amerikane duhet te pergjigjen. Nuk jane diverolet e delijorgjet fajtoret e medhenj. Per aq sa kishin faj ata u denuan. Ajo ishte pjesa e tyre, por jo kryesorja.

    • gerdecin e shkaktoi saliu shkelzeni e mediu
      ska burr nene ta kundershtoje kete
      Por ne menduam se me PS ne pushtet keta kriminele do ti kalbim neper burgje!
      eeh joo
      te shohim pas Reformes

    • shtet i korruptuar

      shtet i zhytur ne krim deri ne gju.

      bashke me amerikanet qe ky letershkruesi i mburr sepse i intereson tani qe duhet t bej letra amerikane

      po amerikanet jane pjese e Gerdecit dhe Kokalari e di mire kete gje

    • Ti pseudo-kelmendas degjo ketu, nuk e kuptoj se ku e gjen guximin ti, per te mbrojtur shkerdhatat kriminele, Sali, Shkelzen, Fatmir, etj, me gjithe soj e sorrollop, por kuptoj diçka tjeter, qe shume shpejt ty do te shkerdhejne me fis e me race, mor bastard i fallimentuar!

    • @ kelmendi
      shkrimi eshte bere ne 2016 hapi syte :
      DITA po boton sot një dëshmi dërguar në 2016 nga zyrat e ADA-s, (Shqiptarët për Një Shqipëri Demokratike), një organizatë shqiptarësh në SHBA. Andi Belliu është anëtar i ADA-s. Ai punoi në fabrikën e Gërdecit dhe ishte dëshmitar në investigimin e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme.

      Sahere qe paraqitet nje mendim ndryshe nga ju berishistet, ju ne maj te gjuhes- komunist thoni !

      se harroni nje fakt themelor – berisha para se te behej “demokrat” ikishte sherbyer 25 vjet 25 vjet e theksoj 25 vjet :ne Partine e punes shqiperise nje komunist me stazh cerek shekulli!

      ju jeni si bishti i qenit i perdredhur qe sa here qe e zgjat
      kthehet prap tek bytha e qenit atje ku ishte

      nje ish kominist nuk behet kurre demokrat – ta kesh te sigurt

      PD nuk eshte parti demokratike, hiqeni nga mendja ajo eshte Partia Berisha dhe e klanit te tij me 200 petrita!

      Vashdimi i partise komuniste por ne nje variant me te keq, me te korruptuar me kriminel, me hajdute dhe dhunues perbuzes per popullin e vet!

  • O kelmendas je nje kafsh prehistorike nje idiot i lindur sa keq per njerez si tya jetojn ne Evrop en moderne dhe komentojn si anadollak mblith mendjen e kokes se je mbrapa ne koh

  • Sa i ditur qe eshte ky kelmendasi more jahu! Ky hyn gjithandej dhe din gjithcka. kelmendasi kujton se gjithe shqiptaret kane mend sa ai. Do bente mire te ruante ndonje tufe dele ose dhi dhe mos te futet ne pune qe nuk jane per te.
    Para se gjithash, tragjedia e gerdecit ka ardhur per arsye se, ne kundershtim me legjislacionin shqiptar dhe ate nderkombetar, eshte miratuar leja ( nga qeveria dhe Sali berisha – idhulli i kelmendasit ) per ndertimin dhe funksionimin e nje fabrike demontimi municionesh ne nje qender te banuar. Dhe kjo gje eshte bere nga presioni i parave qe ka marre kryesisht fatmir mehdiu, por edhe te tjere. Se dyti, aksidenti ka ndodhur pasi aty nuk zbatoheshin fare masat e sigurimit teknik. Se treti, aty punonin femije nen moshen e lejuar per pune. Pse u ndertua fabrika ne gerdec dhe jo diku pas malit te Dajtit ? Sepse bisnesmenet e huaj dhe shqiptaret e lidhur me ta nuk donin te shpenzonin para per transportin e municioneve deri tek fabrika dhe prej atje e deri ne Rinas. Per kete arsye iu dhane miliona mehdiut dhe te tjereve ne Ministrine e mbrojtjes. sali Berisha, duke e ditur se me ate vendim kishte shkelur ligjet, tha se ” vendimi eshte marre ne menyre kolektive…” Sipas tij, nese nje krim kryhet nga dhjete vete dhe jo nga nje i vetem, autoret jane te pafajshem. Eshte etja e madhe per para dhe fitim qe solli tragjedine. tragjedine nuk e solli avioni qe transporton mallra por vendndodhja e mallrave dhe mostrajtimi i tyre sipas legjislacionit perkates. kelmendasi, jo vetem e ka te pamundur te kuptoje keto gjera, por edhe po kuptoi ndonje gje, perpiqet te beje avokatin e qeverise dhe Sali Bishtit.

  • o kelmendasi je nje palle blu je,,,,,,,,,,more vesh,,,,,,,,,,,car lidhje ka kjo me ramen mer derrrrrrrrrrrrr,,,,,,,,,,,,,or kafshe me dy sy qe din me shkrujt,,,,,,,,,,,o jashteqitje e saliut,,,,,,,,,po mos u bej merak se jashqitjet dihet ku prfundojne,,,,,,,te vika shume keq per sali babane mer palle, yt rrace e felliqur,,,,,,,,,,apo je ndonje shiks I brekdhjerit me antiplumb,,,,,,,,,,te vjen keq se ka zbulu te verten eeeeeeeeeee,,,,,,,,,,,rama nuk osht mo I mire se sala,,,,,,po vrasje nuk ka urdheruar deri tani, ik edhe dhitu edhe haje edhe riperserite procesin tani,,,,,,,,,o derrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr…!!!!!!!!!!!!!

  • Per Kelmendasin qe per cudi disa “kusherinjt” tend ne kosove jane nga me “perparimtaret” je po i njejti person qe ben komente ne cdo blog ose gazete opozitare duket qe ta kane ngarkuar kete detyre dhe e kryen me se miri. Fatekeqesisht ne zgjedhjet e 23 Qershorit as babai jot Sali Bërisha nuk beson se mund ti fitoje. Dhe ne nje sontazh te porositur prej tij kishte dale humbes me 59 deputete. Keshtu qe ti b…thelepires i Saliut prit kohe te veshtira.

    • ju mbetjet e nje shoqerie qe don te rilindi jeni mjeshtrat e montazheve
      po ju qysh tani jam duke u pare sesi po ktheni prapanicen tuaj te skuqur…

  • shikoni se cfare prokuroresh ka Shqiperia si puna e ketij Dallapit – TURP dhe KRIM

    Hajde depono po pate guxim e ji trim!

    Shteti i Varkarit eshte ky – ju shpeton shurra ne breke nga nje plak i rrjedhur te gjithve qe nga policet, gjykatesit e prokuroret, drejtoret, mesuesit – te gjitheve te punesuar ne adminsitarten publike – TURP me te MADH nuk ka – MOS VRISNI ne emert te VARKARIT se mbas qafe e keni.

  • Ti qe shkruan kete shkrim je nje Lapaqen qe kerkon te nxjerresh resurse politike dhe morale nga nje tragjedi e denje vetem per nje sitem pseudodemokratik. Rekesh, mor servil i Saliut(edhe pse hiqesh sikur je kunder saliut ) te pergojosh sistemine e Enver Hoxhes kur shkruan:”Mënyra se si Ministria e Mbrojtjes dhe Delijorgji i frikësonin të punësuarit aty më kujtonin Shqipërinë e kohës së komunizmit ku njeri të të hiqte nga puna, dy të tjerë të fusnin në burg dhe tre të tjerë të dënonin me vdekje”. Jo mor i mjere, nuk eshte e vertete qe ne kohen e Enver Hoxhes njerzit vepronin keshtu. Athere kishte drejtesi sipas ligjeve te atij sistemi dhe juristet qe perpiqeshin te nxirrnin perfitime nga pozita zyrtare, ai i varte per koqesh. Ndoshta dhe ti je nje nga ata qe ke provuar drejtesine e asaj kohe se kot nuk leqendisesh te lehesh kunder .Nuk ishte koha kur ropateshin femijet neper fabrikat e vdekjes sepse femijet shkonin neper shkolla, nuk ishte koha kur bandat politike benin biznes me pasurine e popullit se te varte per koqesh ai, por ishte koha kur Shqiperia ndertohej. Sot klasa politike, e majte apo e djathte nuk eshte ne gjendje te mirmbaj ato qe krijoi koha e socializmit, si hekurudhat hidrocentralet portet detare, minierat dhe jo te bej te reja. Ata jane pasuruar duke bere kondrabande dhe korupsion me pasurite qe krijoi populli nene sistemin socialist. Keto jane te verteta jashte demagogjise bajate te plehrave si ty.

    • ju e keni nje te madh te gjithe dhe ky eshte enverHOXHA ene ky rama nuk po ju shkon per shtat se u bo kohe qe vec humbje ju ka sjell….

      • o erion plehu qe paske marre persiper te ndotesh cdo koment duke mbrojtur me fanatizem familjen me kriminale qe ka njohur historia e shqiperise, familjen e Vicidolit. Je nje llum qe ske as pendese as tru as zemer. Je nje katil mjeran trushplare qe guxon ti kundervihesh cdo komenti qe akuzon Salehun, birin e tij biologjik Sypeshkaqenin dhe Fatmiret, Aldot qe ekzekutuan kete krim makaber.

  • Mire ke bere qe e ke shkruar letren
    dhe mire ke bere qe e ke denoncuar ate qe ke pare
    Por gabon ne dy gjera, ndoshta pse je i ri dhe ato qe ke shkruar ti kane diktuar avokatet
    E para kur shan Enverin dhe e krahason shtetin e tij me rrumpallen e sotme
    E dyta kur levdon vendin ku po kerkon strehim
    Kjo te tregon lamash dhe pa personalitet
    Si te tille dhe deshmia jote eshte e kompromentuar

  • t shofim tani qe u votua Vetingu a do denohet Gerdeci.
    E nese jo a do na thote prape shoku Rama qe nuk kam cfare ti bej drejtesise se korruptuar?

  • Po ai filmi mo kur do shfaqet ne Shqiperi?
    Do vej Karmina me Xen kopilin ta shofin ne premiere me fustanet dhe breket prej ari qe veshin?

  • O mjerane shqiptar! Vazhdoni te grindeni per mustaqet e Çelos. Nuk ka njeri qe nuk e di se Gerdeci eshte veper e Sali Berishes dhe pjelles se tij. Enveri ka kohe qe ka ikur. Ndersa Saliu s’vlen as sa nje qime e tij. Prandaj shikoni me qetesi punen tuaj, te arthmen e femijeve tuaj, dhe mos u beni bedel te nje bajraktari qe po perendon ne menyren me te keqe.

  • Erion, pse te zene te kruajturat ty kur permendet Enver Hoxha dhe socializmi apo je si puna e atyre qe kane mare nje ftome dikur dhe u dhemb kur ftohet koha. Koqe debilash ju ka katandisur kjo koha e degjeneruar e denje per tru peshq si ty qe nuk kane koke por kane nje poçe ku ka hedhur plehrat e sloganeve kunder komunizmit banda e Sali serbit. Ke by… dhe pergojonj ti lamash.Lexo me siper si shprehet komentuesi Malo, “Sali nuk vlen as sa nje qime e by… se Enver Hoxhes” Kurse ti, me sa duket ja kalon Saliut se paske vlere sa nje qime by… e Enverit.

  • po ti cne aty se nuk na e shpjegove? ti gjitha keto i dije para se te punoje aty? i mesove gjate punes aty? i mesove pas punes aty – nga mediat? apo ti kane bere gati dhe i lexove ti?
    ne te gjitha rastet shkrimi eshte shume amator… me fjale te tjera nje spiun i rendomte…

  • Ore CUNO pi Lushnje, ne A-mer-ike:-Lexova me vemendje artikullin Tuaj. Pranoj faktet, qe vet i ke konstatuar. Per moshen qe ke, eshte veshtire qe “KATRAHUREN” perfunduar ne TRAGJEDIN e Gerdecit, te ketyre 22 vjet “DEMOKRACIJE” t’a krahasosh me Periudhen 45 Vjecare te Ndertimit Socialist ne Gjithe teritorin Shqiptar, perfshi edhe Lushnjen,origjinen tuaj!

  • Ap.S -Madona prej Sauku
    Je yrnek me vete. Me pelqen shume humori yt qe ka brenda te verteten.
    Komentin tend e lexoj me qejf

  • per te gjithe komrntuesit…
    lerini tifozlleqet partiake dhe shikoni vetem dy ceshtje:
    1. shba i dhane strehim zevendes shefit te shtabit te ushtrise, gjeneral luan hoxhes, qe u denua nga gjykata. pse?
    2. gjykata shqiptare dha vendime qe hedhin poshte ato qe shkruani ju. rama, qe kishte premtuar se do denonte shkaktaret e tragjedise, nuk foli kunder vendimeve te gjykates. pse?

    nuk eshte e moralshme te flitet, sic flasin shume prej jush, per familjet e te tjereve. gazeta tema nuk vepron mire kur lejon botimin e gjerave te pamoralshme.
    te mbrohesh me pseudonim dhe te shkruash me tifozllek, eshte paburreri.

    • @landi :

      ti thua :”lerini tifozlleqet partiake dhe shikoni vetem dy ceshtje”

      ja ti marrim me radhe si ceshtje, sipas teje :

      1) ti je nje tifoz ezemplar per vete, i partise berisha, se PD nuk eshte ajo.
      flet per gjykim gjykate, po cila gjykate ishte ajo qe beri gjykimet, nuk di ta shpjegosh

      qe te ishte e pa varur, kjo gjykate qe beri “denime” kjo dihet , e di edhe Bufi!

      2) Rama ishte dhe eshte i pa fuqishem ne lidhje me gjykatat, e athershme,…..70% e sistemit te drejtesise sot prej reformave amerikane del se eshte i korruptuar dhe eshte jashte sisitemi di ta shpjegosh pse ?

      Konkluzioni:
      Gjykatat dhe prokurorite shqiptare per 30 vjet kane qene nen kontrollin e partive politike ose gangstereve politikan shqiptare ,… dhe mos kerko moralitet se nuk ke per ta gjetur kurre tek politikanet dhe sistemi i drejtesise ..

      sepse politika i ka helmuar dhe po i helmon per dite shoqerine shqiptare …

      SPAK /BKH guri i themelit te nje drejtesie amerikane per shqiperine, urime

  • Balliu pret dic nga tragjedia e Gerdecit dhe do fitoj po qe se gjykata vepron e punon sipas deshirave tona. Gerdeci eshte ngjarje e tragjedi e ndodhur nga punimet me rrezikshmeri jashtzakonisht te medha Ne raste te tilla mund te ndeshkohen shume persona ose askush. Cdokush qe ka punuar ne at depo apo fabrike e ka ditur se ne cdo moment mund te jene viktime i ndonje shperthimi. “Babe, e dija se do praptohet karroca”-i tha i biri. “Po pse bre bir s’me tregove me heret?”- i ktheu i ati gjat perplasjeve me fjale pas havarise qe pesuan babe e bire. Po del se i biri ishte Andi.

  • E mor Landi!si nuk e paske ditur qe ne kohen e enverit femijet punonin ne bujqesi qe ne klasen e 6?Ndoshta nuk ke faj sepse ose nuk ke jetuar ne Shqiperi ose je nga ata qe nuk ke pas nevoje te punosh sepse e ke pas babin ndonje nga kuadrot e larte te partise,keshtu qe te takon ta mbrosh ate sistem si dhe atin tend shpirteror.

  • “NGRHUNI ju o te MUNDUAR”…
    -duhet kenduar e vepruar.!
    Djali Andi Beliu sa shkruan, tu shtofte jeta.Mjere populli yne ne cduar ka rene.Ju,nga Amerike ju lumte sa depononi.Po s’ka kush t’iu degjoje,se akoma “ligjin” e bejne ata te asaj kohe-fatkeqesisht.
    Drejtesia qe enderrojme vente dore…
    Simotra “Nene Pashakos” me dhimbjet

  • Boll me gerdecin i takon te shkuares te shikojme te ardhmen gerdecin e regulloj qiveria e bani tuf me lule me paret e saja se u vrane disa shaftare mos rinin aty afer fai qe i tyre te plagusurit qe mbeten invalide marin kemp po nga qeverite baxhanaku im vete e kroiti kisha mundesi ta mbaja bodigard por nuk mu prezantua si baxhanak dhe nuk e njihja mir ju be dhe ca prekurore qe than e hengri berisha dhan vete dorheqjembasi futen brenda nja dy biznesmene per korupsion pasif te pa fajshem por prekuroret zvendesues i nxoren me kusht qe vertet ata nuk kishin te benin me xenin tim orgocka shkoj vete per rosa se genju per deshmine ky komunisti qe jetoka ne amerik ja fut kot se dhe un komunist jam por nuk genjej si ky qe pas kaq vite kujtohet se e detyron nipi i komunistit Rama shikoni mor drogen shikoni Saje Qorin te tanishem te shkuara te haruara gerdecra 97tara 98tra lazaratra 21janarera qe desh me permysen me cadrat pistolet me stilolapsat pistolet qe un e di ckam hequr pa me sulmoj dhe lavirja me krye pucistin president qe un i vura ne poste por nuk ma diten ndaj perpara shikoni un nuk kam as nje faj ket e di xeni argita jam arbri balliu i madh dhe balliu i vogel pra ja u vertetoj me deshmitare juve dhe kesaj qe e vuri luja prekurore MOS E KRUANI ME ME MUE SE HEEEEEEE KAM BA NDERE UN MRENA DHE JASHT VENDIT JAM KAMUNIST PLAK DHE I KANUNIT

  • Shpërthimi në Gërdec nuk është fare aksidental por është një shpërthim i pregatitur me kujdes që të ketë natyrën e shpërthimit aksidental që të “hidhesh në erë” inventari i armatimit, predhave dhe fishekëve të trafikuar nga mafiozët që fshiheshin pas kompanisë së adoleshentit Diverol që kan përfituar llokmën më të majme të këtij trafikimi shumë miljardësh duke i dhënë ca thërrime Saliut dhe që sot mund të jenë personalitete të nderuar në SHBA dhe që presin e përcjellin Fatmir Mehdinë në viztat e herpashershme në këtë vënd. Këta persona tashma të nerum kurrë nuk do të lejojnë që Saliut ti preket qoftë dhe një fije floku sepse te Saliu fshihen kombinacione të mëdhaja miljonash të pista ku ndrrimi i kutive të ambalazhimit të fishekëve është një vogëlsirë në krahasim me megahorrllëqet që janë bërë që duhet të ngelen topsekret. Madje edhe Fatmir Mehdiu nuk do të lejohet të shtrydhet dhe të dalin sekrete që kalojnë kufijtë e Shqipërisë.

  • Ne jo vetem qe nuk i denojme si shtet por as si popull jo e jo. “pallatet Delijorgji” themi dhe nuk na ben pershtypje fare qe ky kriminel e vuri dhe e rrit pasurine mbi viktimat e pafajshme te Gerdecit. Naiviteti i ketij populli nuk ka kufi.Se mos eshte i vetmi kriminel.

  • Gerdeci eshte sabotim nga komunistet shqiptare
    Si qelloi koincidenca e sajuar per TV Klan qe filmoi hudhjen ne ere te Gerdecit!
    Hudhja ne ere e Gerdecit ka qene e planifikuar nga komunistet, ashtu sic eshte planifikim edhe 21 janari dhe 97.
    Aksionistet e ketyre sabotimeve jane kriminelet e G99

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *