UPDATE – Ndryshe nga i vellai qe u shpall i pafajshem, deputeti Mark Frroku do te duhet te qendrojë ne burg deri ne perfundim te hetimeve të Prokurorisë dhe daljes para një trupi gjykues.
Ai akuzohet tashmë per disa ceshtje, përfshirë vrasje ne Belgjike dhe fshehje pasurie.
Pas dhenies se vendimit, avokatet mbrojtes u shprehen per mediat se jane te befasuar.
“Arrestimi i klientit tone eshte i paligjshem pasi per te nuk ka asnje prove”, thane avokatet mbrojtes Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj.
Seanca per dhenien e mases se sigurise u zhvillua me dyer te mbyllura për shkak, sipas Prokurorisë, të ruajtjes së sekretit hetimor.
Në këtë seancë, organi i akuzës paraqiti akte, me të cilat avokatët mbrojtës të Frrokut nuk ishin njohur më parë, ndersa për deputetin u kërkua masa e sigurise “arrest me burg”.
Përveç akuzës për vrasje që bëhet nga drejtësia e shtetit belg, ndaj Frrokut u ngritën dy ditë më parë edhe dy akuza të reja; njëra për pastrim parash dhe tjetra për refuzim të deklarimit të pasurisë.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një pasuri të padeklaruar prej rreth 3 milionë dollarë.
Avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cilësoi absurde akuzat në fjalë, të ngritura pas një kallëzimi të ILDKP-së, si dhe urdhrin për ndalimin e klientit të tij, për të cilin tha se nuk ka asnjë rrezik që të arratiset / DITA
**********
Fotot e mëposhtme janë të agjencisë LSA të blera nga DITA. Ju duhet të na citoni me korrektësi në rast kopjimi ndryshe jeni duke kryer një vjedhje






Futet njeri e del tjetri. Nuk e leshojne shpellaret deputetllekun.
Qe do te dale nga burgu i pafajshem, edhe po te kete faj, kjo eshte e sigurte. Por me mire eshte ta lirojne menjehere se nuk kane perse ta zgjasin perderisa dihet fundi edhe per kete si per te vellain.
Ceshtja eshte ne gjykaten belge, ne shkallen e apelit, ka dale i pafajshem, cfare mund te hetoje prokuroria shqiptare, kur kjo ceshtje ka mbaruar se hetuari, nga prokuroria belge, e habitshme, teper e dyshimte, kur nje prokurori merr persiper te hetoje nje krim, te ndodhur ne shtetin belg, ku vete gjykata belge, ska asnje deshmi, qe keze vrasje e ka gjykuar deputeti Frroku.
Hej, moj dtejtesi, mos u beni loje e prokurorise belge, qe nuk arriti te nxjerre prova per zotin Frrokun, kerkon te denoje kete njeri, nga nnje gjykate plepash.
As e njoh, as dua ta njoh zotin Frroku, por kjo eshte teper e dyshimte.
E theksoj kete, se fajet e drejtesise shqiptare, ne dem te nje shtetasi shqiptar, i paguan taksapaguesi shqiptar, nuk i paguajne as prokuroretdhe gjykatesit e plepave berishiane.
Se pari, prokuroret qe mbajten ne burg padrejtesisht vellain e Markut duhet te demshperblejne nga xhepi i tyre privimin e lirise. Se dyti, kur te dale i pafajshem edhe Marku, prokuroret dhe gjykatesit qe dhane kete mase sigurimi, duhet te demshperblejne nga xhepi i tyre dhe jo nga xhepi jone. Per 25 vjet nuk mbajten asnje pergjegjesi prokuroret dhe gjykatesit qe kane dhene vendime te padrejta. Ka ardhur koha qe te demshperblejne financiarisht nga xhepi i tyre te gjitha padrejtesite e bera.
Bravo, kete nuk kuptojne disa humbameno ketu, se cdo gabim, paguhet nga taksat.
U denuan, u internuan me mijra familje ne diktature, me te drejte kerkojne demshperblim, material dhe moral, por keto para, po dalin nga taksapaguesit, jo nga xhelatet qe i shkaterruan keto familje.
Po ndodh e njejta gje, kap, mbaj ne burg, sje ne gjendje te nxjerresh prova, se kur ke vetem nje kurs 6 mujor pleoash, se kane idene e hetimit dhe perfundimi, ata dalin nga burgu dhe futja taksapaguesit shqiptar ti paguaj demshperblimin.
Po su fut kultura e demshperblimit, nga vete shkaktaret e ketyre rasteve, gjithmone do te kemi prokurore dhe gjykatesa, qe luajne pingpong me drejtesine.
e nxjerr TOMKA me shoket e tij edhe kte
Me Qetesi e dashuri, nuk ka faj ky njeri.
HYN SPIRO E DEL VANGJEL ? I NDERSHEM POR I DHJER