Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesën e Becchettit, mbetet në fuqi vendimi

Saimir Lleshi

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të biznesmenit italian, Francesco Becchetti për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Tashmë mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës i marrë në qershor të këtij viti. Becchetti ishte paralajmëruar se do të ekstradohej brenda datës 15 dhjetor, por nuk ka ndodhur ende.

Hetimet e Prokurorisë ndaj tij dhe familjes janë mbyllur tashmë, duke e akuzuar për disa vepra penale, si ajo e krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe falsifikim të dokumenteve.

Ai është ndaluar nga autoritetet në Lodër ku i është bërë me dije vendimi, duke kërkuar kthimin me dëshirë në Shqipëri. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *