Gjykata e Lartë: Pesë gjyqtarëve u mbaron mandati

DITA Online

 

Gjykata e Lartë shpalli mbarimin e mandatit për 5 gjyqtarë të saj. Vendimi u dha në mbledhjen e trupës së gjyqtarëve të drejtuar nga kryetari i gjykatës së Lartë.

Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve:

-Aleksandër Muskaj

-Evelina Qirjako

-Guxim Zenelaj

-Arjana Fullani

-Andi Çeliku

Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.

Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.

Share This Article
6 Comments
  • Perjashto znj. Qirjako keta te tjeret jane monstra te PD-se. Sander Muskaj u fsheh gjate trazirave te 97 ne Afriken e Jugut bashke me bashkeshorten per te gjitha paudhesite qe kishte bere gjate pushtetit kriminal Berishian 1992-1997. Guximin e kemi prej Trapoje, militant te thekur te Partise dhe parase. Nusen e ish-guvernatorit Full(h)ani e njihni te gjithe qe shpetoi Like Floririn nga prangat. Andin e Celikte e njeh tere Tirana qe po smori pjesen nuk shkon ne seance. Une them qe Gjykata e Larte do clirohet nga keto shushunja.

  • Gjykata e Larte qofte e mallkuar per jete per vendimin kriminal unifikues qe mori kunder pensioneve te ushtarakeve.
    Ju befshin ilace rrogat qe keni marre pas ketij vendimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *