Gjykata e Lartë pranon rekursin e prokurorisë për dosjen “Gërdeci”

anazapta

Gjykata e Lartë pranon rekursin bërë nga prokurori për dosjen “Gërdeci”. Shorti caktoi si relator për të shqyrtuar dosjen voluminoze gjyqtarin Artan Zeneli, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Aleksandër Musta dhe Gani Dizdari. Shorti për gjyqtarët pritet të hidhet nga e para për shkak të tërheqjes së Artan Zenelit dhe emërimit të Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria iu drejtua 2 muaj më parë Gjykatës së Lartë për çështjen “Gërdeci” me gati 180 faqe rekurs ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit. Në shkurt, Apeli dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u dëmtuam mbi 300 të tjerë. Gjykata e Apelit uli dënimet me një të tretën për të akuzuarit kryesorë: Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin. Në vendimin e saj Gjykata e Apelit argumentoi se akuza e Prokurorisë për vrasje në rrethana cilësuese është e gabuar dhe se humbja tragjike e 26 jetëve në Gërdec ka ardhur nga shkelja e rregullave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë, jetës dhe shëndetit.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *