Gjykata e Lartë reagon për “dosjen Strazimiri”: Duhej ta ndëshkonte Kuvendi

Bledar Lumani

Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave për vendimin e saj në lidhje me çështjen Strazimiri.

Ajo thoë se çështja nuk duhej të fillonte fare, për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.

“Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.

Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë,  gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe  personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi” thuhet në njoftimin për shtyp

Kështu, vijon deklarata- sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.

Ky qëndrim, bazohet në parimet kushtetuese dhe dispozitat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit legjislativ, me konkretisht në parimin e “autodichia-s” – kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, të reflektuara në Kushtetutë, ligjin për statusin e deputetit, Rregulloren e Kuvendit, etj.

Të njëjtat parashikime parimore dhe normative, si edhe të njëjtat qëndrime mbahet në raste të tilla, sikurse ai objekt i këtij gjykimi, nga Kushtetutat, legjislacionit, praktikat parlamentare, praktikat gjyqësore kushtetuese dhe praktikat gjyqësore penale në të gjitha vendet perëndimore, si edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (të cilat do të citohen konkretisht dhe hollësisht në vendimin e arsyetuar që do të depozitohet në një kohë të shkurtër)” mbyllet njoftimi për shtyp i Gjykatës së Lartë.

Share This Article
14 Comments
  • ZAGANJORET JANE RRACE E TRASHE

    Keshtu i kemi konsideruar gjithnje zaganjoret: njerez te trashe, ne kuptimin e vertete te fjales.
    Ne bis, ne idem…. Po ku pati nje gjykim te meparshem per dy kriminelet e Kalifit te Surrelit, deri ne apel, qe te konsiderohet si “bis” apo “idem”?

    Ato plepat tek Shkembi i Kavajes ne muajt e formimit te ketyre zgjyrave te strakorruptuara, si duket kane qene te infektuar nga “saperdat e medha” (Saperda carcharias L.) e gjate mesim-gjumit te pasdrekes, mes gerhatjeve nen hije te plepave mund tu kete hyre ne goje ndonje larve…

    Dy kriminele u versulen mbi nje tjeter gangster ne labirintet e Kuvendit, e lenduan fizikisht duke shfrytezuar gjendjen e tij te personit “te pa kapacitet per te kuptuar e desheruar” (incapace di intendere e di volere), andaj duhej te ndeshkoheshin sipas procedures se Kodit Penal ne fuqi. I korruptuari i 700 mije eurove, ne rastin ne fjale nuk mbulohet nga asnje prej ligjeve penale, jo vetem ketij shqiptar, qe eshte nje kopje e zhubravitur e te tjereve, por edhe ne ato perendimoret.

    Akti eshte kryer jashte debatit kuvendor, me mjete te forta siç ishte rrypi i pantallonave dhe grushta nga ato qe di ti jape mire njeri nga dy gangsteret.

    Kur te arrije ta perceptoje Zaganjori i Trashe kuptimin jo aq te nderlikuar te lembit juridik: ne bis, ne idem, – per ne shqiptaret ka per te qene teper vone.

    Pyes gjithnje: a kane fare pak seder profesionale keta idioter qe shpalosin nga te kater anet flamurin e drejtesise se aplikuar ? Akoma nuk e kane kuptuar sa poshte jane zhytur ne gjirizet e zeze te perçudnimit human.

    • O nastradin-Xume trapi!
      Ne Kuvend ka plasur kush e di sa here vazoja e luleve kokes,derrasat apo aparatet e fonise kokes dhe nuk eshte denuar njeri penalisht!
      Sa here jane transmetuar pamje nga rrahje masive te deputeteve neper bote dhe nuk eshte denuar njeri penalisht?
      Kush u denua kur u vrane 26 vete ne Gerdec dhe 4 vete ne 21 janar?
      Lerini pordhet dhe ulni koken se Gjykata e Larte kur do JEP VENDIME TE DREJTA si kete radhe!!!

      • QOLAR NGA BABRUJA

        Si banor provizor me çader tek Qolja e paske pervehtesuar gjuhen shqipe, me pak-shume mungesa, po meso edhe nje fjale te re qe se ke ditur kur shkulje piatolat (morrat e mesdykembeve) e sat’eme ne bulevardin Xhengijet e Tabakeve: qolar !

        Per ty, si pasbythor i gatshem pa breke dhe idiotet e korruptuar te vetequajtur gjykates, ne kete bote dhe ate ku duam te bejme pjese, ka nje ligj (edhe te shkruar ne mos gaboj) qe kushtezon rendesine hierarkike te dokumentacioneve !

        Ne praktike sanksionohet rendesia dhe radha e aplikimit te tyre, ku ne vendin e pare vihet gjithnje Kushtetuta e Vendit, me pas ligjet (Kodet dhe Proçeduarat Penale e Civile), vijojne dekretet, , rregulloret, promemoriet, marreveshjet e deri tek e fundit: ai njoftimi qe vuri jot’eme tek çadra tip gabeli ne Qole te Babruse – Ketu serviret bythe, parabythe e mesbythe!

        Rregulloret e Kuvedit nuk jane ligje, e si te tilla nuk mund te konsiderohen pjese e lembit “ne bis, ne idem”. Ne te kundert, ai i korruptuari i kokemadhes qe po shkaterron kete vend, e qe me siguri e ke edhe klient, le ti transformoje ne ligje gjithe rregulloret e Kuvendit, qe te mund te justifikoje Zaganjorin e Trashe ne vendim marrjet e tij.

  • Vendimi i gjykates per te paren here shume i drejt.Strazimiri eshte nje provokator i regjur,rrugaç i futur nga Salimania per te çorjentuar kuvendin dhe popullin.Edhe Doshi eshte i futur nga Salimania.Pse tashme po heshtet per Meten dhe kur dalin ne foltore thon:Z.Kryetar..kur fillimisht bene potere te shumta.Por drejtesia po von per Doshin-shpifs.Dhe keta maloket e kan ne gjak shpifjen,gjakmarrjen..!Shpifja duhet te denohet ashper se po qelb boten dhe jo me kete vend ne keto 25 vite..!

  • O Xume,po Saliu ka thene se vendimet e gjykatave nuk diskutohen ? pse e shkel thenien e shefit tend shpirteror? Na fol pak per ato gjyqet e “Gerdecit”e 21 JANARIT, SI KA VEPRUAR GJUKATA MIRE APO KEQ. Me qenese je i ditur ,apo si quhen “eurodit” keta qe dine shume ,ku edhe ti nuk ben perjashtim, ato vednimet e prokurorise per mbylljen e hetimeve te LUlzim Bashesh per vjedhjen e230 milioneurove,apo VKM e Saliut jane te drejta? A duhet kritikuar gjyqesori…… E na fol pak Ti se me sa lexova komentin tuaj keta Zagonjoret qenkan te trashe, e si rrjedhim edhe gjykatesit e tjere…. Pa na sqaro se jemi te pa sqaruar e nuk dim shume…. helbete jemi me unversitet te kohes se Enverit e jo me dipllome universiteti Kristali, apo ato te marra ne universitetet e demokracise Saliniane……..

  • Komentues toca, shikoni cfare behet ne parlamentet e Europes ku qellohet edhe me karrike, se grushti eshte njeri me normal per plehra te tipit spiun dhe te flokeve me xhele si kacurrelesi Strazimiri. Do te desheroja qe keto veprime ti beheshin kriminelit Adolf Berisha. Spiunit Strazimiri i kerciti tulla nga shpullat, ku edhe une qe e pashe ne televizor po me diqte koka, plehres i mungonte vetem nje shkelm bythes. Kjo histori qe do te mbahet mend shume gjate, do desheroja qe seri te tjera te vazhdojne me me bajgat e SHQUP-it.

  • QE KETA TE DY E GODITEN ME GRUSHTA SI TE ISHIN RRUGACE RRUGESH,

    KETE E PANE TE GJITHE, POR ME SA DUKET NUK E KANE PARE KETA GJYKATESIT E GJYKATES SE LARTE.

    RROFTE RILINDJA.

  • Cudi se Gjykata e Larte nuk mori parasysh keto gjera ne rastin e Ristanit dhe Palokes, ku edhe vete prokurori u terhoq sepse akuza e Rames nuk perfshihej ne kuadrin ligjor.
    Drejtesia vazhdon te vuaje nga servilizmi ndaj pushtetit.

  • mirnjohje gjykates me vendimin e saje shume te drejte,Strazimiri eshte provokator ,do njehere ne muaj ti behet formaliteti me rryp mesi,jo ne public pore ne wc

  • Ka dhe me lart astrazimiri.O merr nje brisk ASTRA dhe hap rrojtore ne parlament;O qepe bucen,mos provoko;o shko ne gjykaten e Hages !!!!!

  • Ndoshta penalizimi me burg ose me pune te detyruar kushtezohet nga demtimi fizik, i vertetuar nga mjekesia,perndryshe ato shpullat e grushtat qe kemi pare ne video jane ekuivalente me fyerjet e shpifjet qe behen nga SHQUP-ria.Eshte e turpshme te rrahesh tjetrin, eshte paaftesi per te komunikuar me ane te bindjes,por eshte po aq e turpshme te nxjerresh nga goja llumin dhe helmin,siç ben SHQUP-i i ndryshim-shkaterrimit kunder “Rilindjes”.Ai kokerruari Strazimiri eshte fakiri, qe don t’u ngjaje prinderve politike,Sal-uk-trapit dhe Zhelefines, qe sundonin ne kupole duke ngjallur terror e frike, te terbuar prej korrupsionit e smires.Kokerruari ben çfar i thote Lulush-Salushi dhe nuk pushoi se llapuri per t’u bere dikushi,por mbeti ferre me ferre si lepurushi duke mbledhur çdo felliqesi me te cilat mbahet gjalle Sal-uk-trap,plakushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *