Gjykata e Lartë: Transferuam dosjen“Gjika” për proces ligjor e pa presione

anazapta

Gjykata e Lartë zbardhi dje vendimin për pranimin e kërkesës për transferimin e dosjes “Gjika” nga Gjykata e Vlorës në atë të Tiranës. Në dhjetor, ky institucion i tha ‘Po’ kërkesës së Prokurorisë, për të transferuar dosjen gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës. “Për një proces të rregullt ligjor, pa ndikime apo presione të mundshme ndaj gjykatësve, gjykata supreme vendosi që çështja të gjykohet në kryeqytet”, thuhet në vendimin e zbardhur. Kreu i Bashkisë së Vlorës, do të zhvillojë në Tiranë betejën ligjore me drejtësinë, edhe pse ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, është udhëhequr vetëm nga ligji. Gjika dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar. Nga hetimet rezulton se Gjika në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar dy procesverbale të mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Nën akuzë janë edhe 6 persona të tjerë, pronarë trualli dhe investitorë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *