Gjykata e Lartë mbetet vetëm me dy anëtarë, duke e çuar institucionin zyrtarisht në kolaps. Kjo pasi, Kolegji i Posaccëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësin e lartë Edmond Islamaj. Vendimi për Islamaj është dhënë sot nga KPA pas ankimimit të komisionerit Publik.
Gjatë komunikimit të vendimit kreu i trupës gjykuese tha se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij në deklaratën e tij vetting me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasurisë së tij në formën e likuiditetit në sistemin bankar për shkak se rezulton në pamundësi të burimeve të ligjshme për ta justifikuar.
Gjyqtari e kishte kaluar vettingun pak kohë më parë, por vendimi u ankimua nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.
Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T
Një tjetër gjetje e Komisionerit Publik lidhet me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë.
Gjithashtu një tjetër çështje që u hetua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ishte dhe një kontratë huamarrje e vjehrrit të gjyqtarit me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga Komisioneri Publik e mohon dhënien e këtij borxhi.
l.h/ dita

Ka ngelur ndonje gjyqtar jo kriminel?. Ne kerkojme te pastrojme gjyqesorin, thuaj duhet te burgosim kriminelet e gjyqesorit. Vetem keshtu fillob pastrimi dhe rindertim nga e para.
po Gjin Gjoni a do te kete veting,apo ai eshte daja i Endri Fuges,shefit te madh te Edi Rames.Po me Llallen c’u be ?Te vjen dot nga ky lloj vetingu kur jane hequr nga sistemi gjykates e prokurore te ndershem.
Kur do te verifikohen figurat e vetingasheve mashtrues ne KPK dhe KPA?,
apo jane te besuarit e Rames qe i pastrojne djepin?