Gjykata e lë në arrest shtëpie. Zbardhet debati i Tahirit me prokurorët

DITA Online

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”.

Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku.

“Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Ndërsa pikë tjetër kyçe është edhe Orges Liperi, pronari i skafit që mendohet të jetë përdorur për një kohë të gjatë nga Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.

Prokurori vijon më tej se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Lperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar.

“U nis  skafi  për t’u riparuar dhe persona që ishin në skaf” dhe sipas Hajdarmatajt, personat që ishin mekanikë  të policisë së Shtetit, dyshohet se rikthimi i tyre në Shqipëri është paguar nga Moisi Habilaj.

“I kemi dërguar Italisë  dy letërporosi  ku faturat  e blerjeve  të bizhuterive të blera  të na vijnë me emër”, ka thënë Hajdarmataj.

Më pas ai i ka thënë Tahirit se ka drekuar e darkuar me Artan Habilajn në Greqi.

“Zonja gjyqtare do sjellim të dhëna më pas  që vërtetojnë se ka ndërhyrje në sistemin TIMS jo vetëm në Vlorë por edhe në Durrës e Sarandë, ku nuk pasqyrohen hyrje-daljet e Moisi Habilajt”, tha ai.

Në këtë pikë ish-ministri është ngritur në këmbë duke ironizuar: “Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni të gjitha grupet kriminale në burg dhe faturojani Saimir Tahirit. Më vendosi në arrest në burg, pasi masa që keni vendosur është e papërshtatshme me akuzat”.

a.s/dita

Share This Article
13 Comments
  • Si ka mundesi qe ministri ma i sukseseshem sipas Rames del kaq i keq.Si do jen ata qe nuk kan qene aq te perfolur.Nese nuk je trafikant nuk mund te behesh minister te ridhjerja?

    • Po ti e vendos o idiot apo buca e pronari jot kriminel Berisha që ska lene krim e vjedhje, vrasje e tradheti pa bere. Po ti si kelyshi i tij te kane vene si detyre te lesh e ta na hash m… e ketu pas cdo artikulli. Si mi haleje qe je ritur e ushqyer si krimb gjirizi.

    • Po ti e vendos o idiot apo buca e pronari jot kriminel Berisha që ska lene krim e vjedhje, vrasje e tradheti pa bere. Po ti si kelyshi i tij te kane vene si detyre te lesh e ta na hash m… e ketu pas cdo artikulli. Si mi haleje qe je ritur e ushqyer si krimb gjirizi. Prandaj

    • ASHTE FARE E THJESHTE O MARK UJKU!PREKURORINE E KA NE DORE PERSERI SALIU ME MINQT ME GISHTIN NE BYTHE,APO SE KUPTON!SHKARKIMIN E BESIM HADAR-MATES E KANE PERDORUR PER PRESION PER TE MARRE PERGJEGJESI NDRYSHE AKUZOHET PER BASHKEPUNIM ME TRAFIKANTE DROGE!JANE PUNE TE HOLLA O MARK UJKU KU UKU E KA LYER KEMBEN ME MIELL E TROKET NE DEREN E TAHIRIT SIKUR TE JETE NENA DHIJA(VETINGU)!PUNE TE HOLLA O MARK UKU U VETEM ATA QE SHQUHEN PER KESI LLOJ PUNESH MUND TI DESHIFROJNE E KUPTOJNE!MIQT ME GISHTIN NE BYTHE PO BAJNE GJITHCKA PER ME E C’PERQENDRUE VEMENDJEN NGA KRYEKRIMINELI “BURRE SHTETI” E KETE GJA E KUPTON EDHE TI BESOJ!NUK ASHTE E RASTESISHME QE PO AJO FABRIKE QE PRODHOI LAJMIN PER TAHIRIN ,TASH PRODHON EDHE LAJM PER FATMIR XHAFEN!NJE GJA ESHTE PER ME U KUPTUE KU JU E KENI MA KOLLAJ ME I SHIT NJEREZIT SE SA ME I DESHIFRUE!

  • O Mark
    Me vika shume keq qe se merrke vesh fare qe car po behet. Jane fekalet e PeDese qe qelbin cdo ane te Shqiperise se gjore. Nuk jam duke thene qe Tahiri eshte pa faj. Ka shume se ne rradhe te pare eshte budalla . Kelyshi i ujkut Sali e di mire si ti sperdredhe situatat vetem qe te harrohet haleja e tij.

  • A do ti rezistoje vemja Tahorri ketij presioni te madh psikologjik apo do te dorezohet e ta shese padrinon kriepsiko? Kjo eshte dilema qe preokupon jo pak kriepsikopatin ndaj nuk po e nget me Tahorrin. Qe narkotrafikantet e bandes se Tahorrit kishin mbeshtetjen e Belinda Ballukut te Albkontrollit, Mrikes se Mbrojtjes. shokut Spiro Pali te doganave dhe marines ushtarake kjo tashme eshte evidente duke pare lirine dhe aftesine per te transportuar sasi te medha narkotikesh drejt vendeve fqinje, madje u arrit deri aty sa te perdoreshin avione turistike te modifikuar per kete qellim qe nje budalla me trute e Netit i quajti “mushkonja fluturuese”.

  • Mbani vesh e degjoni se po flet kurva “info sindetike”.
    Shko ahpejt bej gojore, si te kam thene mos fol pa pire ilacet, pra pa bere gojore.

  • Shoket e partise po perpiqen te organizohen per ti ngrene kokat njeri-tjetrit tepke si ne kohen e kumandarit. Jepini shoke mos u kurseni turrujuni pa meshire njeri-tjetrin deri ne ngordhje.

  • Sajmir Tahiri ka prekur interesa te medha ! E filloi me Lazaratin tregun me te organizuar te qeverise qe pati pushtetin per 8vite rresht dhe sot ne opozite ulerin per tregun e humbur te droges dhe lidhjet me trafikantet e saj nga Hollanda e deri ne Amerike e vende te tjera . A nuk vajti Basha ne Lazarat gjate fushates se zgjedhjeve dhe i siguroi Lazaratasit se do tu kthente lavdine e dikurshme ,ndersa Saliu do te deklaronte se Lazarati kishte mbeshtetjen e tij dhe te partise per “parajsen ” qe kishte nderuar e kultivuar ! E njejta gje po ndodh edhe me F. Xhafen Edhe ky ka prekur interesa shume te ndjeshme qe po dalin perdite e me ne pah!

  • Sajmir Tahiri ka prekur interesa te medha ! E filloi me Lazaratin tregun me te organizuar te qeverise qe pati pushtetin per 8vite rresht dhe sot ne opozite ulerin per tregun e humbur te droges dhe lidhjet me trafikantet e saj nga Hollanda e deri ne Amerike e vende te tjera . A nuk vajti Basha ne Lazarat gjate fushates se zgjedhjeve dhe i siguroi Lazaratasit se do tu kthente lavdine e dikurshme ,ndersa Saliu do te deklaronte se Lazarati kishte mbeshtetjen e tij dhe te partise per “parajsen ” qe kishte ndertuar e kultivuar ! E njejta gje po ndodh edhe me F. Xhafen Edhe ky ka prekur interesa shume te ndjeshme qe po dalin perdite e me ne pah!

  • Afera Tahirgejt po vërteton se në Shqipëri është punu me të madhe në forcimin dhe favorizimin e krimit dhe bosave të krimit tu fillu nga Muqa Sude …e deri te kuliqi sa shkatrrojnë edhe ministra

  • “Zbardhet debati i Tahirit me prokurorët”
    debatiiii???????????
    ishte në prokurori apo tek arjan çani??
    nuk mund të quhet debat marrja në pyetje e një të pandehuri!!
    kushdo qoftë!!
    që këtu duket njëanshmëria e lajmit dhe, ndoshta,paaftësia ose kapja e prokurorisë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *