Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, pasi ka dalë në përfundimin se nuk provohet vepra penale ndaj tij.
Arben Ndoka përfundoi në pranga në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Ish-deputeti socialist u akuzua për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës.
Pas hetimit disamujor një grup kriminal u dyshua si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave.
Dyshohej se Ndoka së bashku me zyrtarë të tjerë të Lezhës ndikuan në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune, nga ranishte në tokë arë, që më pas të kalonte te të afërmit e tyre.
Pas mbylljes së kësaj çështjeje vjen edhe reagimi i parë:
Ne kete rast nuk kemi te bejme me vendosjen e drejtesise apo me ndeshkim te atyre qe shkelin ligjin ,por kemi te bejme me zbatimin e nje skenari te sajuar nga struktura e klane te caktuara te cilet kane fjetur me endrren se do te behen udheheqes te medhenj dhe me ane te dosjes 339 dhe 184, do te rrezojne qeverine dhe do te zevendesojne Edi Ramen.
Kjo eshte arsyeja per te cilen une kam dy vjet e gjysem qe endem dyerve te gjykatave, dhe per kete jane ne dijeni te gjithe deputetet e Parlamentit dhe cdo njeri qe ka njohje ne qarqet politike.
Une jam ndeshkuar pikerisht nga keto Klane, te cilet kane vepruar duke perdorur prokurore dhe OPGJ , ushtare te tyre, duke krijuar fraksione paradoksale ne sistemin e drejtesise.
Merren vendime ne zyra dhe Klane te caktuara dhe i formalizojne ne zyren e prokurorise dhe me forcen qe i jep posti i prokurorit, perdorin “shkopin e maliqit” per te vene nen sherbimin e tyre forcen e ligjit.
1. Gjykata e shkalles se pare del me vendim per me burg ndaj meje dhe familjareve te mi dhe me arrestimin e bujshem nga forcat e njesise speciale te repartit Renea.
2. Gjykata e Apelit per krimet e rensa nderron masen e sigurise nga arrest me burg ne arrest shtepie per dy vite me radhe.
3. Gjykata e Lezhes del me vendimin e ceshtjes.
Une nuk jam arrestuar per ndonje veper penale as per 45 milion euro prona sic jam akuzuar. Nuk kam asnje meter toke te padeklaruar , por jam arrestuar per te permbushur skenarin e dirigjuar nga ato qe thashe me siper.
Ku u zhduken 45 milion euro prona???
Gjate gjithe ketij procesi ka pasur trysni nga keto struktuta te caktuara qe kane hartuar kete skenar per te dhene denime maksimale ndaj njerezve te mi, duke mos lejuar ate pjese pozitive ne sistemin e drejtesise per te bere drejtesi.
Une konsideroj absurd faktin qe keno funksionare skemaxhinj qe kane ushtruar fuksione te larta ne dikastere te ndryshme te cilet kane vene ne dispozicion te interesave te veta personale gjithcka qe i jep ligji dhe posti politik.
Per te kuptuar me shume ne kete ceshtje do te ishte domosdoshmeri qe te shikohet kjo dosje nga juriste asnjanes dhe jo nga gjyqtare e prokurore qe jane vendosur per te sulmuar njerezit te cilet i kane sherbyer kundershtareve te tyre brenda dhe jashte llojit.
Tashme te gjithe e dine se kush kane qene dirigjentet e dosjes 339 dhe 184, kane fjetur me iluzionin per t’u bere kryetare te medhenj apo kryeministra te vendit, pas nje pakti te bere me disa pseudo miq te tyre qe bejne pjese ne politiken e brendshme dhe te jashtme.
Fakt per te cilin te gjthe deputetet e Partise socialiste komentojne ne cdo ambjent, pavaresisht se per te ruajtut raportet mes tyre nuk e deklarojne publikisht ne media as kete rast dhe as raste te tjera me video skandale, tendera , etj.
c.r/ dita
Ka te drejte.
Njeriu me dinjitet natyrisht ndihet i lenduar e i urojme fat qe ne gjykate te coje shtetin e cdo njeri njeri qe shpif a njollos emrin e tij.Nuk po them Benin e njeh tan Lezha [se e njeh] por djale me valute se gjen; ta hap telefonin, ben bamiresi, ndihmon gjindjen e te gjindet ne halle e gezime 24h ne dite.
Beni, Lindita N, Pjerin N e shume si keta jane vlera te shtuara te PS-se dhe shembull i te BERIT SHTET, per te cilin [na kane lajmeruar 100 here] se NUK KEMI PARE GJE AKOMA.
Dua te shoh me shume, ndaj me 25 Prill, e cdo Prill ne 4 vite do jua jap voten time, te vazhdojne punen. Beni, do rikthyer ne Parlament. Njesoj Toma e Mark Frroku, se kishte lezet vendi kur uleshin keta.
Ditmir Bushatin ta kthejne duke krijuar Ministri me vete apostafat per te, I TAKON si djale i mire. Per Sjamir Tahirin kam ca rezerva por duke qene se nuk u provua mjaftueshem, mendoj ti japin nje shanc te dyte si Minister i Rendit.
Olta, Odeta, e Belindat – puna e te cilave flet vete, vec kush ska sy ta shikoje – mendoj ti kene Ministrite perkatese me TAPI, nuk eshte e dinjitetshme qe kota zonja me kaq rezultate, te ulin veten duke lypur vota dere me dere si arixhofka. Kur te dalin ne pension mund t’ja dhurojne shtetit ministrite dhe nje here, ose tua lene FEMIJEVE TE TYRE.
Erion veliaj? HA BUKE ME VETE. Si shprehje. Se djali nuk ka kohe te haje as fleje duke vuajtur e punuar per ne, TIRANEN E NDRITI. Kur Edi te lodhet, tja japim krejt PS atij e te na qeverise deri ne 2081.
Po pse je lodhur moj Natasha? Mire i ke thene ca gjera por per Ditmirin nuk jam dakord me ty. Ditmiri eshte djale i mire por i ka hy vetja ne qef. Dhe ti e di si thone shkodranet kur te hyn vetjs ne qef. E pashe Ditmirin para ca ditesh tek ajo kurva Krasta. Fliste kur ky ishte Min i Jashtem “une keshtu e une ashtu” sikur ky te ishte minister i pavarur e jo min i Qeverise Rams. Ne disa ceshtje te rendesishme, si psh problemi i Kosoves, deti me Greqine, binte ne kurthin e kurves Krasta e i linte gjerat pezull, duke ia lene Rames ne dere problemet. Djale i mire por pyke ne diell me nje fjale.
Ky Arben Ndoka eshte aq i paster (sepse keshtu i do partia )sa dhe Ervin Rroshi e Vangjush Dako qe megjithse vodhen çfar deshen e gjeten dolen te paster para partise edhe pse tokat i kishin marre.
Le te flasim seriozisht dhe pa u ndikuar nga korrentet politike. Nje shprehje e vjeter e analeve te drejtesise thote se “me mire 100 te fajshem jashte burgut se nje i pafajshem”. thene kete drejtesia duhet te cohet deri ne fund me sentencen : “Ajo vonon por nuk harron”. Ne fillim shekullin XX ne Europe shpertheu çeshtja ‘Drejfus’, PNe qender te saj ishte Drejfus i cili akuzohej nga shteti frances si spiun dhe u ndeshkua. Per kete u ngrit nga intelektuale te shquar, midis tyre edhe Anatol Frans, nje stuhi protestash ne te gjithe vendin. Si perfundim Drejfus doli i pafajshem dhe iu vu ne vend dinjiteti i cenuar nga nje drejtesi ne mos e manipuluar e paafte.
Nisur nga kjo parashtrese do t’i rekomandoja zotin Ndoka, qe me te gjithe insturmenat qe ia jep ligji dhe po ashtu me te gjithe materialin dokumentues dhe te tjera, te rihape nje proces te ri duke ngritur padi ndaj shtetit. Gjate procesit persa ai shkruan, sigurisht qe do te dale e verteta, por, sipas mendimit tim, mund te jene dhe hamendesime apo mllefe. Nese eshte i prirur nga keto, me mire te heshte në te kundert t’i shkoje gjerave deri në fund. ndihmon veten por ndihmon edhe drejtesise qe shpresojme se nuk do te jete ajo e derisotmja.