Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, mbi rekursin që ai ka bërë për vendimin e Apelit të Posaçëm i cili e ka dënuar me burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA-së, Luan Daci me 8 mars, për fallsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit. Dënimi atij i është konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.
Më 2 qershor 2021, KPA njoftoi se do të niste procedim disiplinor ndaj Luan Dacit, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ta shkarkuar atë nga ky institucion.
Luan Daci u shkarkua në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.
Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.
Në vijim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit, por pas vendimit të formës së prerë Daci ka refuzuar të largohet nga KPA-ja.
Ai ka ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm në Gjykatën e Lartë.

A KA KALUAR AKOMA VETINGUN KJO GJYKATA E POSACME E APELIMIT !?
Nese po, SPAK dhe BKH duhet te filloje hetimin ndaj kesaj gjykate per korrupsion dhe shperdorim detyre!?
A KA KALUAR AKOMA VETINGUN KJO GJYKATE I POSACME E APELIT !?
Nese po, SPAK dhe BKH duhet te filloje hetimin ndaj kesaj Gjykate te Posacme te Apelit per korrupsion dhe shperdorim detyre duke marre kompetenca ligjore qe nuk i ka dhe duke dhene dy vendime te ndryshme per te njejten ceshtje, cka bie era korrupsion.
Cfare fshihet mbas ketij vendimi absurd dhe antiligjor te kesaj Gjykate qe e ka dhene nje here mendimin dhe vendimin per kete Dac te ZI te lidhur dhe katapultuar nga politika e mbrapsht dhe e sterkorruptuar shqiptare, pa plotesuar as kriteret minimale profesionale te detyres se tij! dhe aq me teper, te kapur ne flagrance per mashtrim te KPA-se nga Komisioneri Nderkombetar, per cka ai duhet te shkoje ne burg ne e me rrethana rendirse!
Askush, as Gjykata e Posacme e Apelimit, as Gjykata e Larte bile as ajo Kushtetuese nuk qendron mbi ligjin.
Ligj e Drejtesi
Qe te behet Shqiperi !
Ky ,duheshe dënuar 10 vjet vetëm për fytyrën që ka.
Eshte “shfaqe e paparanueshme” për shoqërinë.
Vazhdojne tallja me Drejtesine nga gjykateset tone , qe vetem korruptioni i bashkon