Drogë dhe prostitucion, Gjykata vendos ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

Elena Tase

Mbi bazën e kërkesës se Prokurorisë Shkodër, përfaqësuar nga Prokuror Federik Laloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me gjykatës Sokol Shehu, ka vendosur lejimin e ekstradimit me kusht të shtetasit të kërkuar për ekstradim në Itali Ilir Bajri, kjo për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal Nr. 60/2018, të Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në këto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes. Pritet që koha e saktë të mund të përcaktohet nga Ministra e Drejtësisë.

Burimet bëjnë me dije se vete shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtësi i tij ligjor Arber Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin te kërkesës dhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *