Gjykata e Tiranёs vendos 7 vjet burg pёr Gjergji Thimion

redaktor

Gjykata e Tiranёs ka dёnuar me 7 vjet burg Gjergji Thimion me akuzёn pёr trafikimin e veprave tё artit.

Ndër për Arben Spahon, gjykata ka vendosur 6 vite burg. Thimio përfiton gjykim të shkurtuar ndaj dënimi i ulet në 4,8 vite burg ndërsa Spaho do të kryej 4 vite burg.

Avokati mbrojtës i koleksionistit Thimio, pati deklaruar se aksioni i policisë në shtëpinë e klientit të tij ishte i qëllimshëm.

Sipas avokatit mbrojtës, gjatë inventarizimit të veprave të artit janë shkelur procedurat. Mbrojtësi theksoi se Thimio nuk mund të akuzohet për vjedhje të ikonave të cilat i ruajti për 50 vite, bashkë me babanë e tij.

Ndersa, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 9 vite burg për koleksionistin Gjergji Thimo, i cili akuzohet për “vjedhje të veprave të artit dhe kulturës, në bashkëpunim”.

Për të pandehurin tjetër Arben Spaho, u kërkua një dënim me 7 vite burg për të njëjtën akuzë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar të pandehurit përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *