Gjykata e Tiranës cakton datën e seancës për ndryshimet në statutin e PD pas Kuvendit të 17 korrikut

Amelda Amelda

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021.

Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muça pritet të zhvillohet më 15 shkurt.

Ndërsa për kërkesën e  Komisionit të  Rithemelimit të Partisë Demokratike e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë  gjykatës për  ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, gjykata nuk ka caktuar ende asnjë datë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *