Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës thuhet se : «Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë. Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit”, përfundon komunikata e METE-s.