Gjykata e Tiranës ka dhënë sot një tjetër vendim që rrëzon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pezullon zgjedhjet që ishin planifikuar për në 2 mars.
Pas gjyqtares F. Osmani, dhe gjyqtari F. Kapllani ka vendosur sot të pezullojë zgjedhjet e FSHF-së për kreun e këtij institucioni.
Gjykata e Tiranës thekson se moszbatimi i vendimit nga FSHF, përbën shkelje penale dhe moszbatimi i vendimit të gjykatës dënohet 2-3 vite burg për shkelësit.
Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar dhe kërkesën e FSHF-së për pezullim të gjyqtarëve të çështjes.
Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Tiranës që konfirmon shkeljet dhe manipulimet nga ana e FSHF për zgjedhjet e 2 marsit dhe që pezullon zgjedhjet.
o.j/dita

Pash nderin me thoni se cfar lidhje ka gjykata jone me ceshtjet e FSHF-se??!!
Kjo eshte te lesh name ne mes te dites.
Madje edhe 3 vite burg. Pupu sa turp dhe cfar drejtesie e perbere nga injorantet.
“Ena e presionit” (durimi) eshte duke plasur.
Përgjigje Tanit: FSHF është institucion juridik, të miratuar dhe rregjistruar nëpërmjet gjykatës. Kështu janë edhe personat juridikë që kryejnë aktivitet të vetpunësuar dhe jo më një institucion kaq i madh si FSHF-ja. Pra mos u habit, sepse nuk është mbledhja e lagjes!
Kestu e filloi edhe SHBA cmontimin e pushtetit te Familjeve Mafioze ne Amerike.
Ne Shqiperi sot (ashtu si ne New-York,)jane 5 familje Mafioze,,Rilindja Edvin Rames,Shtepia e Sali Berishes,PD e Bashes,LSI e Ilir Metes dhe FSHF e Armand Dukes.
Kur Gjykata fillon me C`aktivizimin e Klanit Mafioz te Armand Dukes ben shume mire.Nga me e vogla fillon me e madhja.Megjithese perfitimet e Klanit Duka kane qene te te njejtit nivel me grupet e medha mafioze te Politikes.
Po ju kujytoj nje ndodhi te lashte Historike,qe jo publiku i thjeshte,por edhe historianet e sotem ttra la la te internetit nuk e dijne.Se keta jane historiane kompjuteri,,
Perandori me i suksesshem i Perandorise Romake te Lindjes,Justiniani,,e filloi goditjen e Korrupsionit ne Administraten e Perandorise,,pikerisht ne Hipodromin e Kostandinopojes(Aty ku sot ndodhet xhamia Blu),ku bastet dhe rushfetet,per te fituar garat,,shkonin ne miljona dhe Organizatoret e Garave dhe Basteve ishin kthyer ne qeverises te vertete te Perandorise.Sulmoi Hipodromin me Garden Perandorake dhe ne nje beteje per jete a vdekje ku per pak,ju bkthye katastrofe,po te mos ishte gruaja e ti e mencur dhe trime Teodora.
Ndeshkimet vazhduan me qeveritaret e Provincave dhe tagrambledhesit ,Fushata vazhdoi me prerje kokash te qeveritareve te larte te kryeqytetit dhe Patrikut te madh,derisa arriti qe Perandoria te kishte buxhetin me te madh ne histori,,Bashkoi Te gjithaviset e Perandorise se lindjes dhe perendimit,perfshi Italine dge Spanjen..Deshmi e Fuqise se tij eshte Shen Sofia.
Ky Dardan Ilir nga Bederiana,na meson si duhet goditur Korrupsioni edhe ne Sport.
Jo, kot po ia fus une, se s’me interesojne fare zgjedhjet ne federaten e futbollit shqiptar apo ganez! Por kur keto zgjedhje anullohen nga gjykata, perse nuk nderhyri Gjykata Kushtetuese e te anullonte zgjedhjet lokale qe beri kryeministri, te cilat u shtyne me pare nga presidenti?!? Vendos e drejta e me te fortit, apo e ligjit?!?
Ligji është ndryshe që: caktimin e datës së zgjedhjeve e ka Presidenti, por ai nuk ka të drejtë që dekretin e datës që ka lëshuar vetë, t’a anullojë dhe të caktojë një datë të mëvonëshme, sikurse veproi Meta!!! Arsyeja është se Meta është President i Republikës Parlamentare të Shqipërisë dhe jo president i klubit të ngritësave të peshave të Çepanit! Asnjë gjykatë nuk mund t’i jepte të drejtë Metës, vetëm po të shkelte ligjin. Me veprimin e tij, Meta tregoi që është i denjë për lopçar bagëtish dhe jo për atë post!