Gjykata administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë një subjekti për ndërhyrje brenda Kalasë së Lezhës, të cilët e kanë iniciuar këtë proces që nga viti 2012. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar mbi këtë vendim të Gjykatës, e cila e quan skandaloze vendimin që çon drejt shkatërrimit vlerën e kësaj kalaje, që ka një rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore.
Më poshtë reagimi i ministres Kumbaro.
“Kur sistemi gjyqësor vendos në të kundërt të interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!!! Ky nuk është denoncimi i një pale të humbur në një proces gjyqësor! Këto nuk janë fjalët e një politikani në kontekstin e reformës në drejtësi!
Këto janë faktet e shëmtuara të një realiteti që ka humbur orientimin e vlerave që mbart! Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013? Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të Trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhrat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe, me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave.
Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimmarrje në gjyq dhe, gjykata e shkallë së parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.

Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe Gjykata administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos:
Mospranimin e ankimit te paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore. Më këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë.
Vlerat kulturore janë ajo çka i detyrohemi brezave. Detyrimi për të njohur ligjet që i japin një trajtim special këtyre vlerave duhet të njihet, të zbatohet e të interpretohet kryesisht nga trupa e gjyqësorit. Në vite kemi parë sesi Butrinti antik është shkëmbyer me tokë djerrë dhe jepej në kompensim! Kulla e Kalasë së Elbasanit është privatizuar; Janë privatizuar parcela e godina në Apolloni e Ksamil etj.
FAKTI
Në vitin 2010 një subjekt privat ka hartuar një projekt për restaurimin, rigjallërimin dhe rivlerësimin, e kalasë së Lezhës. Kjo iniciativë private është paraqitur pranë sekretarisë Teknike të KKR-së, në IMK e në atë vit, për t’u shqyrtuar dhe më pas për t’u miratuar në KKR.
Nuk ka asnjë justifikim të faktit se në cilin kontekst ligjor, strategjik, moral e profesional një organizëm publik shqyrton një kërkesë private e cila në thelb ka si qëllim ndërhyrjen në një vlerë kombëtare.
MTKRS e kishte filluar procedurën për dhënie qiraje ndërkohë që:
– nuk e administronte kalanë (në atë kohë në administrim të Bashkisë Lezhë)
– nuk kishte një strategji të administrimit të vlerave kulturore
– nuk kishte asnjë vlerësim paraprak mbi fatin e atyre pasurive kulturore që ishin dhënë me qira megjithëse kishte fakte të qarta mbi keqvlerësimin e keqadministrimin e pasurive kulturore.
Theksojmë që ky veprim nuk u zhvillua në kuadër të një procedure rijetëzimi, procesi formal i së cilës, qoftë edhe i paplotë, do të fillonte veç në 2011.
Ato vendimmarrje sillnin pasoja shumë të rënda për trashëgiminë kulturore
– shfrytëzohej pa asnjë kriter pasuria kombëtare – një prej më të vlefshmeve që kemi
– shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nëntoka duke hequr monopolin e caktuar me kushtetutë të shtetit mbi pasurinë nëntokësore – kjo në dëm edhe të ekspeditave arkeologjike, nga më profesionalet, të cilat aktualisht janë pezulluar si rezultat i kësaj situate absurde të paligjshme e amorale
– fitonte të drejtën ekskluzive për të shkatërruar pasurinë e brezave dhe memorien tonë historike (përfshirë të famshmen portë të restauruar nga sulltani).
Në këto kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve me bindje të plotë dhe me procedurë krejt të ligjshme në vitin 2013-2014 i shfuqizoi ato. Por fatkeqësisht pas 2 vjetësh nëpër dyert e gjykatave, me dëshpërim mund të them se kjo tentativë e shërbimit publik të administratës për të vënë në vend një padrejtësi kombëtare nuk u krye me sukses.
Interesi privat vazhdon të mbisundojë. Të paktën në këtë rast që denoncojmë, shërbimi i dhënies së drejtësisë nuk njeh paligjshmëri, parregullsi apo sensibilitet në administrimin e vlerave kombëtare por vazhdon të na zhgënjejë të gjithëve me qëllimet që përndjek.
Shërbimi gjyqësor është shërbim publik. Efikasiteti i tij sigurohet me sigurimin e një tërësie standardesh, zbatim parimesh e rregullash të cilat nuk janë qëllim në vetvete por që kanë veç një qëllim, të sigurojnë respektimin e të drejtave në një shtet të së drejtës.
Në rastin konkret jemi në kushtet evidente të një interesi publik të cenuar rëndë nga mosfunksionimi i një shërbimi publik.
Asnjë rresht i vendimeve të gjata të shkallës së parë dhe apelit që morën kaq kohë për t’i dhënë, nuk merr guximin të thotë se MK në shfuqizimin e vendimit të dhënies për “rijetëzim” të një kalaje shekullore, me një projekt të pamiratuar nga KKR në kuptimin e një procedure të ligjshme, të ketë shkelur ndonjë ligj.
Në leximin e vendimeve mesazhi që jepet është: Administrata publike mund të shkelë ligjin dhe të keqadministrojë vlerat publike pasi me një interpretim të shtrembër të ligjeve fiton e paligjshmja; jo profesionalizmi; shitja e vlerave.
SKANDALOZE! Gjykata e cila duhet të ofrojë një shërbim cilësor në mbrojtje të të drejtave Kushtetuese, duke garantuar paanësinë dhe pavarësinë e saj në vendimmarrje provon edhe një herë që përligj paligjshmërinë me vendimet e saj.
Në vendimin e saj Gjykata keqinterpreton ligjin, prek dhe cenon rëndë interesin publik, kur në vetvete qëllimi i gjyqësorit është vënia në mbrojte e këtij interesi.
Mirëpo Ministria e Kulturës,
që respekton ligjet dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjilojë mbi veprimtarinë e administratës publike,
nuk mund të rrijë indiferente dhe të mos verë në dijeni qytetarët dhe organet kontrolluese të veprimeve të gjyqësorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore po cenohen PAPERGJEGJSHMERISHT.

Pra, shqiptarë të dashur, ja cili është byprodukti i kësaj palo-reforme.
…Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe Gjykata administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë…
Kjo dmth qe zonja ministre nuk ka derguar avokatet e vet per ta mbrojtur çeshtjen ne gjykate dhe kjo “skandaloze” eshte fiks si ajo gruaja e shokut Perikli te Pallati 176 kur meson qe Vani kishte çu leter anonime.
More shtet, a ke sy te shohesh se c’behet apo jo? E njejta gje ka ndodhur dhe ne kalane e Petreles! Marrja e masave ndaj ketyre abuzuesve, duhet te jete ekzemplare! Kur do te veprohet, apo ne kalendat greke?
Qeveria eshte qeveri.Ketu behet fjale per pushtim privati te monumenteve te kultures.Auditi i ministrise drejtesise le te coje expertet per te hetuar procesin gjyqesor,qe i jepka te drejte privatit te shkaterroje kalane e Lezhes dhe te pezulloje vendimin.!!!!!Te denohen dhe perjashtohen gjukatesit dhe forcat e policise se shtetit te pengojne me cdo kusht privatin te nderhyje.Shteti eshte shtet,ministre, mos bej si ndonje pensioniste me shkop,qe po i vjedhin kumbullat e gardhit.
Ministrja e ka kot qe ankohet se fajin nuk ia ka gjykata por moskokecarja e saj, e ministrise dhe e juristeve. Ajo vete e pohon qe kjo ceshtje eshte ndjekur perciptazi
****Shkatrrimi i shteti ,vjedhja e pasurisë kombëtare ,grabitja e pronës shtetrore dhe publike ,shkatrrimi dhe kthimi në novojtore të monumenteve të vjetra historike që janë pasuri e pa prekshme e trazhgimërisë historik kulturore dhe monumental kombëtare dhe botror po vidhen dhe shfrytëzohen turpësisht e barbarishtë si të ishim popull barbar i ISISIT-
Kalaja e lezhës një nga monumentet historike madhështore që i takon historisë luftarake të popullit shqiptar të brezave që vijnë në 1000 vjet të ardhëshme nuk ka të drejtë asnjë person të futë duartë dhe të ndryshojë strukturën qoftë edhe një gurë ta ndryshojë se ndryshe humbet historia dhe do të jemi popull pa histori ,dhe një popull pa histori është i destinuar të zhduket ose asimilohet.Atë e ruajti me fanatizëm regjimi i E.Hoxhës se ishte pasuri dhe krenari kombëtare.
Këta farë gjykatësish horra ,hajdut,kopukë ,batakçijë për një grushtë parashë të pista kërkojnë të shkatrrojnë vlerat e monomenteve të kombit.ky është qëndrim antikombëtar dhe këta LLOJË gjykatësish duhen varur po të ketë VENDIM KRIMINAL por së paku duhen shkarkuar URGJENT E PËRJASHTUAR NGA DREJTËSIA.
-Falenderime Ministres kulturës për mosaprovimin e kësajë masakre .
Ky lajm me ka indinjuar. Si ka mundesi nje shtet ne Europe, ne shekullin e 21, te kete probleme si keto, ku gykatat mbrojne nje grup njerezish ne dem te trashegimise kulturore shekullore qe do ta kene trashegim brezat e ardheshem. Kapini more keto edepseze gjykates dhe mberthejini ne shtyllen e turpit qe ti peshtyjne te gjithe ata njerez qe e kuptojne se cfare vlere kane keto objekte.
****Tre gjykatës batakçij na paskan të drejtë me një çekiç korrupsioni të shkatrrojnë kalatë ,munumentet historisë tonë të shekullit lV -të që janë pasuri e pa zëvensueshme e historisë së kombi .Këto janë vendime gjyqësore shumë të shëmtuara të rënda tre gjykatë të shkatrrojnë historinë e një kumbi.