Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Ledjon Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Avokatët mbrojtës kanë pretenduar gjatë seancës se nuk ka vepër penale për Ledjon Hoxhën.
Ai u arrestua pak ditë më parë për korrupsion pasiv bashkë me babain gjyqtari Ibrahim Hoxha, si dhe dy persona të tjerë, një biznesmen si dhe një ndërmjetës.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj tyre.
