Gjykata jep vendimin për shoferin e autoambulancës që vrau të miturin në Kakavijë

Ornela

Admir Golemi, shofer i ambulancës që përplasi për vdekje fëmijën 10-vjeç në Kakavijë do të qëndrojë në burg pa afat.

Masa e sigurisë është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Gjirokastrës.

Në kulmin e kaosit që u krijua në Kakavijë nga radhët e gjata 10-vjeçari me origjinë nga Lezha që po priste me prindërit për të kaluar në Greqi u përplas për vdekje nga ambulanca në afërsi të kthesës së fshatit Bularat.

Shoferi ka shpjeguar para gjyqtarit rrjedhën e ngjarjes sipas versionit të tij duke deklaruar se ishte në automjet në momentin e përplasjes kishte një të sëmurë dhe nxitonte për ta çuar në spitalin e Gjirokastrës.

Më tej, Golemi është shprehur se fëmija 10-vjeç i ka prerë rrugën. “Ai doli furishëm nga krahu i majtë i rrugës” është shprehur ai. Po sipas shoferit shpejtësia e ambulancës në momentin e aksidentit ishte 75 km/ h.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj është shprehur se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *