Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mënyrë unanime ka marrë vendim që e drejta për formimin e qeverisë së re i takon PDK-së, dy herë. Sipas një burimi të besueshëm brenda PDK-së, Kushtetuesja vendimin e ka marrë ditën e premte me 27 qershor.
“Nëse herën e parë nuk kalon Thaçi, prapë herën e dytë PDK do ta ketë mandatarin, por me kandidat tjetër”, ka thënë ky burim brenda PDK-së, për gazetën “Zëri”.
Presidentja e Kosovës në pyetjet dërguar Kushtetueses ka kërkuar interpretim të “Shumicës” në Kuvend. “Kështu që me vetë faktin që Kushtetuesja përcakton si shumicë ata që kanë fituar zgjedhjet, automatikisht edhe pozita e kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së”, ka thënë burimi i Zërit.
Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të hënën, më 30 qershor 2014, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjykata ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për mandatarin e Qeverisë.
“Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim”, thuhet në njoftim për media. Njoftimi është publikuar edhe në ueb faqen e kësaj gjykate.

Kur një popull zgjedh tre herë radhazi te njëjtin njeri në postin e larte te kryeministrit ai ose është popull që di te vërë në kandar vlerat e verteta qeverisese (gjë qe nuk më duket kështu) ose është popull i verbër, i paemancipuar,troç popull “koqe kandari”!?