Gjykata Kushtetuese i thotë ‘JO’ dekriminalizimit të prostitucionit

Saimir Lleshi

Prostitucioni nuk do të dekriminalizohet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër kërkesës së Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar paragrafin e parë të nenit 113 të Kodit Penal që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion.

Gjykata e Larta pretendonte se ky nen nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se diskriminon femrat karshi meshkujve.

Por, ndryshe mendojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët thonë se pretendimi është i pabazuar.

“Neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative”, thuhet më tej.

Gjykata e Lartë vlerësonte, se paragrafi i parë i nenit 113 të Kodit Penal bie në kundërshtim me nenet 18 dhe 17 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Grave. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • ne per ate luftuam qe populli shqiptare te shkerdhehet sipas qefit.E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA…..me drita te kuqe.

  • Kudo ne bote denohet puna e cdo pune ne te zeze ose si ta quajsh pune pa license.
    Edhe prostitucioni asht nji pune e zeze dhe plotesisht pa license.Ndaj duhet te denohet per cdo kurve qe ushtron zanatin pa license ne te zeze.Ne te kunderten ti sigurohet me ligj licensimi i profesiont te prostutimit.
    Inisiativa per pune te zeze i te berit sex (intimitet) merret nga te dy palet ne pozita te forta msheftesie,sefte.Mandej ia marrin doren dhe e bejne publikisht.Vendimin e formes se prere e merr vete femna,kurve.Kjo ka te drejten e hapjes se portes se garazhdit.
    Edhe per rastet e kurvllekut qe ushtrohet nga martesat normale duhet te kihet parasysh:
    Kurvlleku nga njeri bashkshortoret te familjarve te rregullt.Qe disponojne te dy burre dhe grua license te miratume ne gjendjen civile.Cdo veprim intimiteti jasht kesaj martese,jashte kesaj license qe nuk permban licensimin e gjendjes civile duhet ndeshkuar si pune e zeze dhe pa licensuar.Forcimi i zbatimit ligjor do baje qe te trashegohen familje te pastra ne kuptimin e shendoshet edukative familjare.Njikohesish dhe ulje e ndijeshme e incestit.

  • nuk esht pune or tij, eshte qef .beu i tha argatit ….sex care eshte qef apo pune, argati ju pergjigj eshte qef o bej , se po te ishte pune do ma lije mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *