Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK-së. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetëve të PDK-së të cilët kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosë masë të përkohshme, me te cilën pezullohet procesi konstitutiv i Kuvendit deri ne vendimin përfundimtar, po ashtu pezullohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe kërkohet nga Kuvendi që të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Ndërkohë kjo gjykatë bën të ditur se vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta marrë jo më larg se me 18 shtator. Siç dihet deputetët e PDK-së kanë votuar Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit pasi kishin votuar për ndërrimin e kryesueses Flora Brovina, e cila ka refuzuar ta procedojë zgjedhjen e kryetarit. / Express

Qerrosi i derrit!
Ky eshte shteti i kosovareve! Per Hashimin ka me rendesi pushteti i tij se shteti. Ai do qe te behet kryeminister edhe kur nuk i ka votat, me cdo kusht! Rast unikal ne Evropen e sotme. Kur nuk i ke votat nuk mund te behesh kryeminister. Po eshte sikur Kushtetuesja e Hasanit te shpall kryeminister, po nuk i pate votat, ne rastin me te pare e humb vetbesimin dhe bie qeveria. Kjo eshte elementare. Vetem ne Kosove nuk dihet, as nga partia prirese, as nga presidentja e zarfit, dhe as nga Kushtetuesja e Hasanit! Shkoni ne zgjedhje te reja, deri sa Hasha ti beje votat, me cdo kusht!