Ankimimi “Neranxi”, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për procedurat tatimore

Saimir Lleshi

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin për procedurat tatimore.

Vendimi i publikuar sot ndalon qeverinë që të zbatojë ligjin në fjalë deri në një vendim përfundimtar.

Në përgjithësi, ligjet që i pezullon, Gjykata i shfuqizon më vonë, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ligjin në fjalë i kundërshtuar jo pak nga biznesi.

Ligji u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve e drejtuar nga Nikollaq Neranxi.

Disa nga masat kryesore në ligjin e ndryshuar:
-10 fishimi o gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
-ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

Ankimuesi i ligjit, Neranxi
Ankimuesi i ligjit, Neranxi

Nuk deklaron apo përditëson adresën, gjobë 500 mijë lekë
Çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.”.

Mos paguaj nëse nuk merr faturën

Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.”.

Nga 1 prilli, shumica nuk do shesë te individët
Deri në datën 31.3.2016, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor, të lëshuar nga pajisja fiskale, nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura në të njëjtën periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).”.

/Dita/

Share This Article
14 Comments
    • Me ne fund u vendos e drejta e atyre qe punojne dhe paguajne nga xhepi I tyre pensionet dhe asistencat e te paafteve per te perballuar jeten dhe le te jete ky vendim nje mesim per qeveritaret e paafte per te krijuar ligje te logjikshme dhe jo aksione te pamenduara qe shpien vetem ne kolaps te ekonomise
      Biznesmenet duhet te paguajne taksat qe ju takojne por njekohesisht qeveria duhet ti mbeshtese per te ritur besimin dhe optimizmin per te investuar
      Me vjen te qesh me patetizmin e bilmezeve te mesiperm qe e anatemojne vendimin e gjykates vetem e vetem se po ju jepet nje e drejte te afteve qe rezikojne cdo dite kapitalin e tyre ne kete xhungel ekonomike
      A e pyesin veten keta te paafte se cfare do tju ndodhe atyre nese te gjithe bizneset do te mbyllen si pasoje e terrorit ..sa per biznesmenet ata kane mundesine te mbijetojne por cfare do te ndodhe me ata qe te vetmin kontribut ne shoqeri kane denigrimin e atyre qe punojne dhe krijojne cdo dite dhe sigurisht paguajne taksat qe te mbijetojne edhe ata njerez qe ne vend qe te punojne
      Presin te marin ate asistence mjerane
      PERSHENDETJE GJYKATES KUSHTETUESE

  • Gjykata Kushtetuese = Sali + Luli + Krimi + Korrupsioni + Antishtet + PD + Strazimir + Bylykbash + Ristan + Flamur + …….

  • Nuk ia ka fajin Gjykata nese qeveritaret jane bulmeze dhe e perdorin emrin e ligjit vetem per te terrorizuar bizneset e vogla e te mesme me norma qe tejkalojne cdo logjike ligjore..

  • Te inkurajosh biznesin te mos paguaje faturen tatimore eshte antikombetare dhe antishteterrore.
    Shitesi tek blloku ku une banoj e con femijen ne shkolle private, pushimet i ben jashte shtetit dhe sa here blejm shfryn kunder shtetit qe detyron per faturat tatimore
    Ku ndodh kjo ne bote???
    Taksat e tij, nese shkojne ndershmerisht ne arken e shtetit, do jen para per sherbime publike.
    Idiotet qe kane miqesi me shitesin e lagjes , nuk ja marrin faturen , i bejme nder atij, duke ja futur vetes.
    Nuk e di sa transparente dhe e vertete do jete llotaria e organizuar nga Institucioni i Tatimeve por me kete rast i kerkonim fatura shitesve, ata reagonin sikur u kerkoje shpirtin dhe vetem kur shifje se ne fature nuk te jepnin shifren e vertete te mallit qe kishe blere.
    Qeveria ka kusuret e veta por ne kete pike duhet mbeshtetur sepse me kete veprim mbeshtesim veten tone.

  • Fitoi me ne fund logjika ndaj PAAFTESISE se qeverise per te krijuar ligje sipas logjikes ekonomike . kjo qe ndodhi shpresoj qe te behet mesim per qeveritaret qe te mos bejne me aksione por ligje qe i sherbejne biznesit sepse vetem keshtu do te kete prosperitet dhe te mos shikohet boiznesi si armiku i dikurshem i klases por si nje partner i cili duhet te paguaje detyrimet por njekohesisht te mbeshtetet nga qeveria per tu ndjere i sigurte ne investimet e tij ndryshe nese vazhdohet keshtu ekonomia do te ndjeke rrugen e kolapsit dhe ne fund te varfrit do te behen me te varfer kurse biznesmenet kane aq kapital sa te mbijetojne
    Ne fund te fundit ligjet per te ndeshkuar biznesin nese nuk leshon kupon etj ekzistojne pra le ti zbatojne njehere keto ligje pastaj le ti ashpersojne nese nuk jep rezultat por qellimi i vertete i masave drastike ishte VETEM TE MBUSHNIN ARKEN e boshatisur jo per faj te biznesit PEGEZOJ GJYKATEN KUSHTETUESE PER VEPRIMIN LIGJOR dhe le te heshtin bilmezet e mesiperm qe e anatemojne vetem e vetem nga deshira per tu ndeshkuar i afti ai qe rezikon kapitalin e tij ne kete xhungel ekonomike nderkohe keta bilmeze te vetmin talent kane te presin te ndodhe ndonje mrekulli per te dale nga jeta e tyre e mjere si pasoje e vegjetimit te tyre

  • Me ne fund u vendos e drejta e atyre qe punojne dhe paguajne nga xhepi I tyre pensionet dhe asistencat e te paafteve per te perballuar jeten dhe le te jete ky vendim nje mesim per qeveritaret e paafte per te krijuar ligje te logjikshme dhe jo aksione te pamenduara qe shpien vetem ne kolaps te ekonomise
    Biznesmenet duhet te paguajne taksat qe ju takojne por njekohesisht qeveria duhet ti mbeshtese per te ritur besimin dhe optimizmin per te investuar
    Me vjen te qesh me patetizmin e bilmezeve te mesiperm qe e anatemojne vendimin e gjykates vetem e vetem se po ju jepet nje e drejte te afteve qe rezikojne cdo dite kapitalin e tyre ne kete xhungel ekonomike
    A e pyesin veten keta te paafte se cfare do tju ndodhe atyre nese te gjithe bizneset do te mbyllen si pasoje e terrorit ..sa per biznesmenet ata kane mundesine te mbijetojne por cfare do te ndodhe me ata qe te vetmin kontribut ne shoqeri kane denigrimin e atyre qe punojne dhe krijojne cdo dite dhe sigurisht paguajne taksat qe te mbijetojne edhe ata njerez qe ne vend qe te punojne
    Presin te marin ate asistence mjerane
    PERSHENDETJE GJYKATES KUSHTETUESE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *