Kushtetuesja shtyn sërish ankimimin e PD për buxhetin

anazapta

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2013”.

Në kërkesën e saj, PD-ja thekson se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

“Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Shpjegimin, qeveria është e detyruar ta pasqyrojë në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr, minimalisht në preambulën e tij. Nga analiza e aktit normativ nr. 6/2013, rezulton që qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të “nevojës” dhe “urgjencës” për miratimin e këtij akti. Në preambulën e aktit normativ nuk evidentohet asnjë rrethanë që të përligjë ushtrimin e këtij funksioni ligjvënës nga ana e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, në kushtet e mungesës së “nevojës” dhe “urgjencës”, akti normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës” thuhet në ankimimin e PD-së. / Ora News

Share This Article
2 Comments
  • ****************************************************************************************************

    …. U mesuan keta qarramane te Cetes-Tritolit PD me ankesa neper Zyrat e Gjykatave mbushur qellimisht me njerezit e tyre per “Dite te Veshtira” !

    *****************************************************************************************************

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *