Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-kryebashkiakun e Kukësit

Elton Tafaruci

Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës ka vendosur sot masën e sigurisë, arrest shtëpie për ish-kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili.

Halili u vetëdorëzua në polici me 2 maj në policinë e Kukësit, pas shpalljes në kërkim nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit sëbashku me tre ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë akuzohen se kanë sponsorizuar ekipin e futbollit të Kukësit duke përdorur fondet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve në varësi të institucionit.

Shuma e shpërdoruar arrin në 45 milionë lekë të reja e cila i është dhënë në formë sponsorizimi ekipit të futbollit të kukësit.

Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës të bashkisë kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme.

Nga ana tjetër as administrata tatimore nuk ka kryer detyrën e saj, duke mos marrë asnjë masë ndaj Bashkisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *