4 prej protestuesve të 16 marsit janë lënë në burg nga gjykata. Ndërkohë 10 të tjerë janë liruar me masën detyrim paraqitje.
Me masën arrest me burg janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.
Ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja u lanë me detyrim paraqitje.
Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë.
Menjëherë një ditë pas protestës së 16 marsit policia procedoi 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, organizatori i protestës.
Në protestën e opozitës të së shtunës, pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues.
b.b./dita

Beni mire ata qe ndaloni ti denoni me gjobe mbi 1milion leke vetem keshtu ata nuk do te shkojne
me ne protesta se u mbarohen parat qe ia ka paguar”partia”!Mos lozni edhe ju me kete bande rrugacesh fut e nxir nga burgu se atyre u behet dicka e natyrshme dhe nuk u ben me pershtypje burgu!
Lerini mor ne burg, barbaret!