Në orët e vona ta pasdites, gjykata e krimeve të rënda vendosi masën e sigurisë personale të burgimit në mungesë, për 44-vjeçarin Arben Frroku, të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vendimi u dha jashtë vëmendjes së mendias për këtë çështje nga gjykatësja Etleva Deda, e cila pranoi procedimin e nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të kryekomisarit.
Sipas një burimi, që për shkak të çështjes që e konsideroi delikate preferoi të qëndrojë anonim, prokurorët e krimeve të rënda kanë referuar përpara gjykatës prova që implikojnë biznesmenin për vrasjen, prova që nuk bëhen të ditura edhe për
shkak të hetimeve, që pritet të ngrenë shumë pikëpyetje për vrasjen, në mund të parandalohej apo jo, nisur me disa kërcënime që kishte marrë kryekomisari së fundmi.
Ndërkohë, prokurorët duket se nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me shtetasin tjetër të ndaluar në Greqi, Jak Mark Jakun, nëse do të kërkojnë edhe për të masë sigurie në mungesë, për t’i hapur kështu rrugë të tjera proceduriale Ministrisë së Drejtësisë, që vetëm në bazë të një vendimi gjykate, ka të drejtë të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve.
Një ditë më parë, Policia e Shtetit, deklaroi nëpërmjet zëdhënësit Tefik Sulejmani: “Nga veprimet hetimore dhe proceduriale të kryera, ka rezultuar se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë janë shtetasit Arben Preng Frroku, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe Jak Mark Jaku, vjeç 31, banues në Tiranë”.
Megjithatë, kjo deklatë është konsideruar nën zë dhe jozyrtarisht nga Prokuroria, si tepër e nxituar, duke qenë se prokurorët ishin duke kryer veprime sekrete sikurse një valë përgjimesh, kontrollesh dhe mbledhje provash të tjera, çka mund të sillte përplasjen e radhës për mënyrën e këndvështrimin hetimor, midis dy institucioneve.
Policia e Shtetit tha se arrestimi u bë në Selanik, pas shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, me autoritetet greke, ndërkohë që pas dhjetëra kontrolleve u bë arrestimi i vëllait të Jak Jakut, një shtetas i moshës 21 vjeç.
Policia gjeti në familjen Jaku armë dhe sasira droge të llojit kokainë e marjuanë, si dhe një arsenal armësh si snajper, automatik, pistoletë dhe armë gjahu, të gjitha këto në duart e specialistëve të kriminalistikës, për të kryer ekspertizën e nevojshëm.
E ç far mund të thuash, or miqtë e mi!?. Shqipëria jonë nën diktaturën mafioze të Salë Berishoviç, është bërë një Siçili e para 40- 50 viteve….!