Ish i burgosuri politik Perikli Shqevi nën akuzë për plagosjen me anë të djegies të bashkëgrevistit Gjergj Ndreca është rikthyer sërish në gjykaten penale të kryeqytetit, për një akuzë tjetër, atë të thyerjes së masës së arrestit shtëpiak.
Prokurori deklaroi se kërkon cilësimin si të vlefshëm të arrestimit nga policia të shqevit, pasi ai nuk ka respektuar arrestin shtëpiak ditën që mori pjesë në ceremoninë mortore të mikut të tij Shpëtim Karamuça.
Nderkohe qe gjyqtari Artan Laze e konsideroi te drejte kete kerkese, duke vendosur arrest shtepiak per Perikli Shqevin. Ne perfundim te seances avokati deklaroi se ky precedent eshte i padegjuar me pare ne nje kohe qe klienti i tij po ndiqte ritet mortore per mikun qe kishte nderruar jete ne shtepine e Shqevit.
Akoma me i ashper ishte kordinatori i greves Skender Tufa, i cili deklaroi se ish te perndjekurit greviste po gjurmohen 24 ore ne 24 kater. Tufa deklaroi se do te vijojne me protestat e tyre.