Gjykata le në fuqi dënimin me 35 vite burg për Denis Arrilën

redaktor

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në fuqi dënimin me 35 vite heqje lirie për Denis Arrilën, për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Arrila është shpallur fajtor për të 26 – vjeçarit Indrit Haliti,  ngjarje e ndodhur më 5 Nëntor të 2014 – ës, në lagjen “Partizani” të qyteti të Shkodrës, pas një konflikti në një kalçeto.

Autori i bëri pritë 26 – vjeçarit në banesë dhe vrau me breshëri automatiku.

Denis Arrila ishtë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me 35 vite burg, në Nëntor të 2015 – ës, që e shpalli atë fajtor për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer për hakmarrje”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *