Gjykata liron Berishën, i lë përgjegjësinë vartësve

Saimir Lleshi

Nuk ka qëndruar më shumë se 48 orë në qeli drejtori i Hipotekës së Shkodrës. Shkëlzen Berisha është liruar dje pas ndryshimit të masës së sigurisë nga burg, në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë parasysh kërkesën e avokatit për mungesën e rrezikshmërisë shoqërore dhe deklaratën e të dyshuarit që është shprehur se ai vetë kishte denoncuar abuzimin që ishte kryer me truallin në Theth. Berisha arrestimin e tij e ka cilësuar si të paligjshëm.

Prokurori i çështjes Simon Pashuku ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj ish-drejtorit të Hipotekës, që u shkarkua nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, menjëherë pas prangosjes. Berisha akuzohet për “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” dhe “kallëzimit të rremë”.

Avokati Ilir Golemi e ka quajtur arrestimin e Berishës të paligjshëm, pasi sipas tij, ish-drejtori i Hipotekës ka qenë duke bashkëpunuar me drejtësinë, ku për 2 punonjësit e tij Spartak Haxhinë, me detyrë topograf dhe specialistin Taulant Bejko, ka bërë kallëzim më herët pasi ka konstatuar probleme në certifikatat e pronësie të lëshuara nga ata.

Përveç kësaj, mbrojtja ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha, i cili sapo është informuar nga të afërmit se po kërkohej nga policia për t’u pyetur, është kthyer nga jashtë shtetit për të qenë në shërbim të drejtësisë, dhe në momentin që ka qenë duke u kthyer është arrestuar në Oblikë.

Avokati mbrojtës ka përmendur edhe faktin se Berisha ka pasur probleme kardiake, për këto shkaqe e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm dhe ka kërkuar nga gjykata të mos caktojë asnjë masë shtrënguese sigurimi ndaj tij.

Ish-drejtori përpara trupit gjykues i ka shpjeguar gjykatësit se përveç se ka bashkëpunuar me drejtësinë, ka lajmëruar edhe ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, mbi parregullsitë e bëra nga 2 punonjësit Haxhija dhe Bejko, ndërsa pas konsultimit me ministrin ka vendosur edhe shkarkimin e tyre dhe dërgimin e dosjes penale në prokurori.

Në fund të seancës gjykatësi Sokol Shehu e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm dhe ka caktuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi. Sipas prokurorisë, pas arrestimit edhe të dy punonjësve të Hipotekës, u zbulua se kallëzimi i Berishës ishte i rremë ndaj vartësve, sepse edhe vetë ishte i përfshirë në aferën e regjistrimit të 8 mijë metrave katrorë sipërfaqe në emër të një qytetari që nuk kishte bërë fare aplikim në ZVRPP e për më tepër nuk ishte banor i Thethit. /A.Qoraj/Dita/

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Redaksia”Dita”boton artikuj actual,
    qe shqetsojn shoqerin shaiptare,
    Prandaj Qeverit duhet Ti lexojn
    artikujt dhe kritikat e komentet per te
    rearguard,duke Marr masa,bashke me
    drejtesin e controllin e larte te shetetit
    Ppp
    Nuke Po merret vensh asgje.???
    Arrfesto njerez pa documents.c bene hetusia????,prokuroria???? Sot ne regjimin e p.s. gjithkush mund te v j e d h g j t h k u n d dhe
    nuke Hyne g j e m b I ne kembe.Nuk eshte gje vjedhja ne fushe -natyre,por sot nga manipulime,poshtersi e prapaskena te tejskajshme, punonjesit hipotekave cdukin me dhjetra dokumente
    z.Ylli Maniaini ne zyret e kadastres rrethit.Dhe nuke u gjinden name asé Nishini, per vendime te kunder ligjeshme.
    Proven e fshehin nuke dine ku e Kane qellimin,
    bejn sikur nuke dine gje,rrudhin,krahet. E shkatrruan ate vend e shperftyruan Shqiperin,vagabontete,
    njrzit e pa morale .Populli -pronaret i kan
    documentet dhe drejtsia do fitojn,bile marrin dhe kopensimin per 25-30 vjet qe fiton drejtsia proven
    dhe fajdexhiut qe ka Marr fajde , leek apo ne natyre
    do ti paguaj shteti,ose fajtori dhe prona rikthehe
    TeK i zoti,
    Kuptohet qe eshte dhene Jo vetem kunder ligjite,
    por dhe nuke eshte b a n o e r ne ate zone dhe
    nuke ka jetuar e punuare atje.Pra shkelet l i g j i 7501 ,shkelet, ligji per asgjesimin e arkivit te
    pronsise.
    Skkelet i ligji se fshihet-hiqet emri i pronarit te
    l i g j s h e m me firma e vula te communes e te rrethite.
    Mire brisha pose perishes ja Kane Marr toke
    disponibel, nuke e ka paste kushe ne proesi.
    Administrate nuke ka dhene -shenuar emeri i
    hajdutit,apo nuke duane ta tregojn,por here ose
    Vone del.Dikush ka gjurmuare ne h I p o t e k
    dhe i jane dhen te Dena tre hipotekes qe jane
    sekrete ne mes zyrave.ato nuk lenohet Ti jepen
    askujte aqe me keq f a l l s I f I k a t o r I t.
    Si ne monizem Edhe ne demkraci.
    Por per tu fshehur eshte regjistruare ne emer te tjete mashtrusit,
    korruptuarit, kriminalizuarit,ndofta per te cduk
    gjurmet e bashkpunim me punonjesit e
    administrates sotme.
    Ju ndofta e dini ne nje nga bashkit tuaja apo
    komunat qe u hoqet padrejtsishte.Fajet e te cilave
    I vuane sot a d m I n I s t r a t e shkeputur NgA bashkpunimi me fshatin .
    Ju lutem pytni bahkite Kush e ka nje problem te tille????
    Gjendja eshte shume renduar e v j e d h j e v e ,
    f a l l s I f I k I m e v e,mashtrimeve,sa eshte
    tronditur rende SHoqeria –harmonia shqiptare.
    Bota cuditet cfar bejne s h q I p t a r e t????
    America vene gishtin tek korrupsioni e kriminalizimi,shqiptaret zhyte akoma me thelle.
    Duket sikur arrestimet been per koke Turku.
    Berisha ka bashkpunuar me drejtesin..E
    arrestohe pasi Drejton gishtin tek korrupsioni??????
    A mos kerkohet te heshtet ndaj administrates????

  • Keshtu bet dhe me Fullani.me kujtohet kur tha njri,'”shume zhurm per asgje”???thashe eshte ne
    vete ky??Ata thon shifer hiperbolike .Jan qindra ,
    e ki njne cop komentusi those,”shume zhurme per asgje “nuke e MBj mend gazeten por Po te Ishta
    antar Apo predator I ndonje gazsett do Ti,
    Beja nje pershendetje ne gaze edhe anonim.ska gje e-m@il parashikimi.gazata e ka emrin ne e-mail
    mir por ndofta perben sekret.por me initialed nuk I mere vseh asnjeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *