Gjykata e Hagës nis hetimet për krime lufte në Ukrainë

J L

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të vazhdojë menjëherë hetimin për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid në Ukrainë.

Politico shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kryeprokurori i Gjykatës, Karim Khan.

Masa vjen pasi 39 vende, përfshirë Francën, Italinë, Poloninë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë e referuan çështjen në gjykatë.

“Puna jonë në mbledhjen e provave ka filluar tani. Kemi ekzaminim paraprak të situatës në Ukrainë, zyra kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme. Asnjë individ në situatën e Ukrainës nuk ka licencë për të kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, tha Khan.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *