Gjykata e Fierit dënon një 25-vjeçar me 10 ditë burgim pse ishte kapur duke drejtuar motoçikletën pa kaskë në kokë, por babai i tij apeloi për ndryshimin e vendimit për shkak se i biri martohej këtë të diel. Kjo ishte historia e të riut Rudjan Driza, i cili duhet të ishte duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e tij të dasmës, e parashikuar për këtë fundjavë, por fatkeqësisht prej disa ditësh ndodhej pas hekurave të burgut, pasi u kap nga policia teksa udhëtonte pa kaskë me motorin e tij. Dhe ka shërbyer për mirë apeli në media i Agim Drizës, që i kërkoi shtetit të ndryshonte vendimin, të paktën sa i biri të martohej dhe e risillte përsëri në qeli për të vuajtur ato 10 ditë burgim. Po ditën e djeshme, mësohet se Gjykata e Fierit, ka ndryshuar vendimin në revokim mase ndaj 25-vjeçarit, duke e kthyer nga 10 ditë burgim, në “detyrim paraqitje”. Në përpjekje për të mos shtyrë dasmën e të birit, Agim Driza u bëri apel autoriteteve që të lirojnë nga burgu djalin e tij, vetëm në fundjavë, duke garantuar se të hënën do ta rikthejë atë në qeli për të përfunduar dënimin. “I lutem prokurorisë dhe gjykatës ta lirojë sa të martohet. Kam marrë para borxh për të bërë dasmën e djalit. Të hënën garantoj se do ta çoj vetë në burg”, u shpreh babai i 25-vjeçarit. Por duket se gjykata ka ndryshuar tërësisht vendimin, duke e lejuar të riun që jo vetëm të martohet, por edhe të shijojë muajin e mjaltit.

u trashekofshi jarebi!
lumturi dhe begati ju pafte syri!
jeni si yje, pllumat e nones!
ptu! ptu! ptu!
se mos ju marr m’sysh.
Sa shemtaraq qe qenka!
PO PSE ORE MUA QE ME DHANE DOKUMENTAT NE ANGLI, PSE E KISHA GRUAN SHTATZANE DHE ISHA I DESHPERUAR, MOS KUJTONI SE ISHIN TE KORRUPTUAR GJYKATESIT?
PO SHYQUR QE NE SHQIPERI, GJYKATESIT KANE FILLUAR TE SHFAQIN DHE ANEN NJEREZORE! SA ME NJEREZOR TE JENE DHE JO KAFSHE LEKU, AQ ME SHUME JA NGRENE VLEREN VETES DHE PROFESIONIT.
NJE SHKELJE QE NUK ESHTE NJE KRIM ,MERITONTE MBI BAZEN E RRETHANAVE TE TRAJTOHEJ ME TOLERANCE DHE HUMANIZEM. PAK ZOTNILLEK SI BEN DEM ASNJE PROFESJONI.
DHENDERR MBLITH MENDJEN, SE NE SHQIPERI KUR BRETH PA KASKE E RREZIKON KOKEN TENDE, TE PLASIN NE BURG , KUR MERR NE QAFE KOKEN E TJETRIT TE LENE TE BREDHESH LIRSHEM DHE I LUMTUR, SI ZENI DHE BABAI I TIJ SNAIPERIST.
URIME CIFTIT! DHURATEN ME TE BUKUR JA U BERI GJYKATESI.
Urime! Urime!
Ja dhe 50000 lekshi i qokes.
Edhe perdorni kontraceptivin, se do na mbushni Fierin me motocikliste pa kaske!
Ha! ha! ha!
Beni si te doni florinj, dhe sa kalamaj te doni, eshte dita juaj.
Befshi qejf e qofshi te lumtur!
ja keshtu fillon…sot pa skafander, neser del nudo, pasneser pi; me vone merret me Droge. Burg dhe per z. Agim Driza qe garanton “detyrim paraqitje” si baba i nje 25 vjecari!! Ne Burg te dy, 5 vjet!
—
Duket paksa e tepruar te hysh ne Burg per Skafander, qofte nje dite. S’eshte burgu me pak a shume Kohe; mbi te gjitha per nje njeri Normal, Burgu e le kete djale me Rekord Kriminal perjete. Kjo ndikon ne cdo pune qe te beje neser. Ne Britani denohesh me £30 gjobe. Ta besh disa here a te gjobitesh me shume, ka disa shkalle… oficeri i policise duhet te vije ne gjyq, kalon kohe etj-etj. Nje keshille dhe/ose nje Gjobe vlen, Burg ngjan sh. mizore per mendimin tim. Shteti Ligjor s’behet me denime ekstreme.
Nuk Kriminalizohen motorristet per dokumentet gabim apo se s’mbajne skafander!
p.s. te trashegohen 🙂
p.s.2, Cunat te Apelojne veprime te tilla, e te Pastroje emrin e tyre duke marre pafajsine. Baballaret te mos luten – dasmat behen kurdo – por te Kerkojne te Drejten!
p.s.3, Bravo Gjykata e Fierit, ne revokim vendimi.
Bravo gjykatesi(ja)!
Ketu ne Itali kam vene re qe pas vendimit te nje procesi, gjykatesi ben dhe nje motivacjon jo vetem juridik por edhe intelektual, mbi vendimin.
Sherben per te edukuar qytetaret , qe kane veshtiresi te kuptojne vendime komplekse. Gjithashtu “ne te drejten romane”, gjykatesit i eshte dhene nje rrol prioritar ne edukimin intelektual te masave, keshtu duhet gjithmone te jete njeri me integritet, profesionist, por mbi te gjitha intelektual dhe nuk duhet te harroje kurre rrolin dhe pergjegjesine qe vjen nga pozicioni i tij, nder me te lartet ne hirearkine e shtetit. Bashkohem me motivazionet e dhena nga “mandi” dhe qe mendoj kane udhehequr edhe gjykatesin ne marrjen e vendimit .
I uroj ciftit nje jete te lumtur!