Specialistët duhet të përpiqen të përcaktojnë nëse një djalë 12-vjeçar, i cili nuk ka rifituar vetëdijen që kur pësoi një dëmtim “të rëndë të trurit në një incident në shtëpi më shumë se një muaj më parë, ka vdekur.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në Britani arriti në përfundimin se për të mirën e djalit Archie Battersbee duhet të bëhet një test i trurit.
Specialistët që trajtojnë Archie në Spitalin Mbretëror të Londrës, mendojnë se “ka shumë gjasa” që i riu të ketë vdekur dhe thonë se trajtimi i mbajtjes në jetë duhet të përfundojë.
Prindërit e Archie, Hollie Dance, 46, dhe Paul Battersbee, 56 vjeç janë të shqetësuar për propozimet e mjekëve dhe duan që trajtimi të vazhdojë.
Ata vunë në dyshim besueshmërinë e testit, kishin frikë se mund të shkaktonte më shumë dëme dhe pyetën pse Archie, i cili jeton me nënën e tij, nuk po merrte trajtim për të lehtësuar ënjtjen në trurin e tij.
Mamaja ka treguar se si e gjeti Archie të vrarë më 7 prill dhe mendon se ai mund të ketë qenë duke marrë pjesë në një sfidë në internet.
Ajo i kishte kërkuar gjyqtarit që t’i jepte djalit të saj “më shumë kohë”.
“Të gjithë janë në nxitim kaq të madh”, i tha ajo agjencisë së lajmeve PA.
“Unë po i kërkoj gjyqtarit që t’i japë atij më shumë kohë – t’i japë atij kohë për të luftuar.”
Ajo shtoi: “Kanë kaluar vetëm pesë javë – mua mu desh më shumë për të kaluar gripin. Pse duhet të nxitojmë?
o.j/dita
