Gjykatat përfshihen në një tjetër skandal, këtë herë duke liruar nga akuzat ish-përgjegjësin e galerisë “Guri Madhi” në Korës, piktorin Sotiraq Xega, për skandalin e zhdukjes së 61 pikturave në mënyrë misterioze, 30 prej të cilave të piktorit të njohur Vangjush Mio. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar në pretencë dënimin me 18 muaj burgim për akuzën “shpërdorim detyre”, Gjykata e Korçës ka pushuar dje në mënyrë të befasishme çështjen. Argumenti i dhënë nga trupi gjykues ishte se “kanë kaluar afatet e hetimit dhe gjykimit”. Në vend që të jepte verdiktin për pretencën e prokurorisë pasi të dëgjonte konkluzionet e palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi pushimin e kësaj dosjeje për kalim afatesh.
Sotiraq Xega akuzohej për zhdukjen e 61 pikturave nga kjo galeri, bashkë me ish-drejtorin Vladimir Topi. Ky i fundit mohoi akuzat dhe gjatë procesit fitoi pafajësinë pak muaj më parë. Kurse gjyqi ndaj ish-përgjegjësit Xega, që pretendoi se ishte vullnetar dhe jo i paguar për inventarin, vazhdoi i mëvetësishëm për shkak të problemeve të tij shëndetësore me zemrën. Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 18 muaj burg për ish-përgjegjësin e galerisë, duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, lidhur me rastin e zhdukjes së pikturave. Gjykata konstatoi se tashmë të gjitha afatet për gjykimin ishin mbyllur dhe nuk mund të vazhdohej procesi më tej me shkelje të procedurave. Kërkesa për këtë pretendim ishte bërë nga avokati mbrojtës i ish-përgjegjësit.
Ndërkohë, pak kohë më parë i shpall i pa fajshëm drejtori i Galerisë së Arteve, edhe pse prokuroria më herët kërkoi 2 vite burg për të. Në vjeshtën e vitit 2012, nga galeria “Guri Madhi” në qytetin e Korçës, u konstatua zhdukja e dhjetëra veprave të artit, një pjesë e mirë e të cilave i përkasin piktorit Vangjush Mio, emrin e të cilit mban edhe Pallati i Kulturës në këtë qytet. Pas hetimeve të Prokurorisë dhe marrjes në pyetje të të dyshuarve, ku u bënë arrestimet e Xegës dhe Topit, që më pas u lanë për gjykim në gjendje të lirë, u gjetën vetëm një pjesë e tablove të zhdukura, që ishin lëshuar për restaurime të ndryshme. Por për 30 pikturat e Vangjush Mios, edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë se ku kanë përfunduar. Xega kishte dëshmuar se nuk kishte marrë inventar dhjetë vite më parë kur mori këtë detyrë dhe po kështu do e dorëzonte detyrën e tij. Kurse prokuroria konstatoi se pikturat janë nxjerrë nga Xega dhe ky duhet të kishte mbajtur dokumentacionin e plotë.
Nuk e di se sa zhurme ben zhdukja e “disa pikturave”, ne listen e gjate te halleve te pijaneceve, tregetareve, dallkaukeve e tallavarve koktrashe. Por shperfillja sistematike e kultures ka cmimin kokforte te na radhise ne hallken e fundit te popujve te kote, te shtypur e poshteruar. Dikur do te na shtyjne e peshtyjne e debojne nga shtepija, se s’do kemi tashme asnje prove per te kaluaren: vetem fjale..fjale. Pra bjeruni kokes forte ketyre te ashtuquajtur “artiste”, qe ne te vertete jane njerez pa dinjitet, te varfer ne shpirt dhe me injorancen e tyre, -po aq te rrezikshem sa cismja e cdo ushtari armik, jane nje kercenim serioz per sovranitetin e kombit.
Zoterinj te Dites mos i bini ne qafe gjykatesve te shkrete. Ne çeshtjen e vjedhjes se pikturave ne Korçe gjykatesit kane zgjedhur pozicionin me te mire te mundshem. Nese nuk do talironin piktorin ai mund te kerkonte gjate hetimit gjygjsor t’i shkonte çeshtjes deri ne fund. Mund te dilte me pas , ku kane perfunduar (kush eshte aktualisht pronari) i pikturave te te madhit Vangjush Mio.Imagjinoni pak se çfareskandali do krijohej, kur te permendej emri i deputetit Rilindas K….oço K…okedhima si pronar aktual i pikturave te vjedhura ne galerine e Korçes?!